Aktualitet

E rëndë/ Foshnja 9-ditëshe vdes në spital, prindërit kallëzojnë Albana Ficon dhe Eliona Demaliajn

Prindërit thonë se e ndërmorën këtë iniciative në mënyrë që prindër të tjerë të mos e pësojnë kështu

27 Shtator 2023, 13:09 Nga A.B
E rëndë/ Foshnja 9-ditëshe vdes në spital, prindërit
Eliona Demaliaj dhe Albana Fico

TIRANË- Dy prindër kanë kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës, drejtoreshën e QSUT-së Albana Fico dhe drejtoreshën e Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” Eliona Demaliaj. Ky kallëzim ka ardhur pasi prindërve u ka ndërruar jetë foshnja vetëm nëntë ditëshe.

Oranews raporton se babai, shtetasi A.D thotë se pas disa orësh u konstatua se fëmija kishte probleme me oksigjenimin dhe pas ekzaminimeve duhej që t'i bëhej domosdoshmërisht kontroll i zemrës. Ai shton se foshnja rezultoi me Transpozicion të enëve të mëdha të aortës së zemrës.

“Mjeku më tha që duhej bërë ndërhyrje e menjëhershme kirurgjikale koronare për zgjerimin e venave me qëllim lehtësimin e qarkullimit të oksigjenit në trupin e fëmijës. Çdo minutë që kalonte, rrezikonte jetën e fëmijës dhe ndërhyrja ishte urgjente. Mu sugjerua se ilaçi për trajtim nuk gjendej në sektorin publik, dhe se duhej të kërkoja privatisht” – thotë në kallëzim babai i foshnjës.

Prindërit thonë se e ndërmorën këtë iniciative në mënyrë që prindër të tjerë të mos e pësojnë kështu./Dosja.al

eliona demaliaj albana fico vdes foshnja 9-muajshe

Sondazh

Poll