Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa në Tiranë, plagoset e moshuara

Dyshohet se zjarri ka nisur si pasojë e një defekti në bombulën e gazit.

27 Shtator 2023, 12:39 Nga A.B
Përfshihet nga flakët banesa në Tiranë, plagoset e moshuara
Zjarrefikes

TIRANË- Një banesë private është përfshirë ditën e sotme nga zjarri. Forcat blu bëjnë të ditur se zjarri ka nisur rreth orës 11:45, në rrugën "Altin Basha". Dyshohet se zjarri ka nisur si pasojë e një defekti në bombulën e gazit.

Si pasojë është dëmtuar shtetasja S. Xh., 85 vjeçe, dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 27.09.2023, rreth orës 11:45, në rrugën "Altin Basha", dyshohet se si pasojë e një defekti në bombulën e gazit, ka rënë zjarr në një banesë private.

Si pasojë është dëmtuar shtetasja S. Xh., 85 vjeçe, dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

zjarr ne tirane

Sondazh

Poll