Aktualitet

Vrasja e Fatjon Dervishi në Sukth/ Hakmarrje për vrasjen e Tauland Malshit, dëshmia e nënës së të zhdukurit

Të implikuar në trafikun e drogës dhe të dyshuar për tregti të përbashkët, policia ka ngritur dyshimet dhe në pistën e hakmarrjes lidhur dhe me këtë ngjarje.

27 Shtator 2023, 13:54 Nga h.k
Vrasja e Fatjon Dervishi në Sukth/ Hakmarrje për vrasjen e Tauland
Liza Malshi

SUKTH-Fatjon Dervishi, 38-vjeçari i vrarë mesnatën e sotme në Sukth ka një histori të gjatë të përfshirjes kriminale. Vite më parë vëllezërit Fatbardh dhe Fatjon Dervishi janë dyshuar për vrasjen dhe zhdukjen e vëllezërve Malshi në Spanjë.

Të implikuar në trafikun e drogës dhe të dyshuar për tregti të përbashkët, policia ka ngritur dyshimet dhe në pistën e hakmarrjes lidhur dhe me këtë ngjarje. Më poshtë lexohet dëshmia e nënës së Tauland Malshit e cila tregon momentin e tmerrit kur ka marrë telefonatën nga Anglia dhe që i kanë thënë se “djalit i kemi prerë fytin”.

DËSHMIA E NËNËS

Pyetje: Znj. Liza na tregoni takimin e fundit me djalin tuaj?


Djali im ka ikur me 21 gusht në orën 11 e gjysmë të natës, është nisur dhe që nga ajo orë nuk kam marrë vesh më për të. Asnjë fjalë, nuk kam kontaktuar unë me të. Pas pesë- gjashtë ditësh na ka marrë një shoku i tij në telefon, ka marrë kunatin tim në Angli dhe i ka thënë se si ishte puna. Ai i ka thënë: “Si e thu këtë fjalë, nuk është fjalë e mirë ajo që thua ti”. Ai tjetri i ka thënë: “Për mua ka marrë fund”. Atëherë na kanë thënë ne se çfarë kishte ndodhur, ne nuk kemi pas më çfarë me bë, ne jemi mërzitur, dihet ajo punë.

Pyetje: Po biseda e fundit pasi kishte kishte arritur në Spanjë?

Përgjigje: Asnjëherë, nuk kemi fol me të.

Pyetje: Kush ua dha lajmin që Taulandi ishte zhdukur?

Edmir (Vlashi) Marku ka marrë në telefon kunatin tim në Angli, se kështu më ka thënë Fatbardh Dervishi, “ e kam vra, pre, fut në det”. Ai i ka thënë si i thu këto fjalë, si më thua për djalin e vëllait tim kështu.

Fatjon Dervishi u ekzekutua me breshëri plumbash brenda automjetit në Sukth në mesnatën e së martës. Viktima mësohet se ka qenë në automjet me shokun e tij kur i bë atentat. 38-vjeçari u dërgua në spital, por nuk i mbijetoi plagëve të marra.

 

 

vritet fatjon dervishi fatjon dervishi liza malshi

Sondazh

Poll