Aktualitet

Vrasja e Martin Bardhit për hesape të drogës/ Policia ndjek një pistë të re hetimi

Pas pistës së hetimit për hakmarrje për konfliktin e njohur mes dy familjeve Reçi dhe Bardhi, policia ka hedhur dyshimet se vrasja mund të ketë ndodhur dhe për aktivitetin e djalit të viktimës në Itali.

27 Shtator 2023, 13:04 Nga h.k
Vrasja e Martin Bardhit për hesape të drogës/ Policia ndjek
Martin Bardhi

LEZHË-Policia e Lezhës vijon hetimet intensive në lidhje me vrasjen e Martin Bardhit që ndodhi ditën e djeshme në Rrëshen. Pas pistës së hetimit për hakmarrje për konfliktin e njohur mes dy familjeve Reçi dhe Bardhi, policia ka hedhur dyshimet se vrasja mund të ketë ndodhur dhe për aktivitetin e djalit të viktimës në Itali.

Nga ana tjetër sipas burimeve të policisë Martin Bardhi dhe djali i tij janë dyshuar se kanë qëlluar me armë Saimir Reçin pas një konflikti fizik të ndodhur në muajin Mars. Mesohet se dyshimet për aktivitetin jashtë shtetit të djalit të Bardhit  janë mbi trafikun e drogës, edhe kjo e dhënë ka bërë Policinë e Lezhës të ndërtojë dhe pistën e dytë.

SI NDODHI NGJARJA NË RRËSHEN?

Martin Bardhi (Marku) u ekzekutua një ditë më parë në lokalin e tij që ndodhet në hyrje të spitalit të Rrëshenit, 50 metra përballë komisariatit të qytetit. Ilir Bardhoku, Olti Gjini, Indrit Bardhi ndodheshin të 3 të ulur në një tavolinë me Bardhin, kur në drejtim të tyre u qëllua me breshëri automatiku.

Nga të shtënat mbeti i vrarë 59-vjeçari Bardhi, i cili sipas të gjitha të dhënave ishte dhe objektiv i këtij atentati. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 10:40 në lokalin e viktimës që ndodhet në qendër të Rrëshenit. Sa i përket autorëve, ata dyshohet se ishin 2 persona të maskuar, të cilët lëviznin me një fuoristradë që u gjet e djegur në fshatin Gëziq të Mirditës.

martin bardhi vritet martin bardhi

Sondazh

Poll