Politike

Vijon “hemorragjia” në LSI/Kadidatja e Gjirokastrës, Ediola Braha drejt pranimit të mandatit

4 Mars 2019, 07:43 Nga DOSJA
Vijon “hemorragjia” në LSI/Kadidatja e Gjirokastrës,

Ende vazhdon “hemorragjia” e deputetëve në Partinë Lëvizja Socialiste për Integrim. Dosja.al mëson se Ediola Braha, kandidatja për deputete e kësaj partie në qarkun e Gjirokastrës do të pranojë mandatin e deputetes. 

Ajo tashmë mban postin e kryetares së LSI-së në Tepelenë, post nga i cili pritet të japë dorëheqjen.

Dyshohet se Ediola Braha ka bërë një marrëveshje me Blendi Çuçin dhe Tërmet Peçin për t’u përfshirë në rradhët e PS-së.  Mësohet se Braha ka vendosur të mos komunikojë me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin, duke mos patur asnjë bisedë telefonike me të. 

Nuk janë të paktë edhe kandidatët e tjerë për deputetë që kanë pranuar mandatin ose priten ta pranojnë atë. (lexo këtu)

Për këto vendime një ditë më parë kryetarja e LSI-së u shpreh se kandidatët që pranojnë mandatet janë tradhtarë dhe u shpreh se tradhtarin asnjë nuk e do. (lexo këtu)

Theksojmë se pasi opozita vendosi të djegë mandatet e deputetëve, KQZ ka nisur nga puna me listat e kandidatëve për të plotësuar vendet bosh në parlament. 

Një nga fjalimet elektrizuese që Ediola Braha mbante për LSI-në në vitin 2013. Shfaqet tejet e emocionuar. 

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites edjola braha hemorragjia në lsi kandidate qarku gjirokastër djegia e mandateve te opozites edjola braha hemorragjia në lsi kandidate qarku gjirokastër

Sondazh

Poll