Aktualitet

VIDEO/Kapet me 115 bimë kanabis, arrestohet 38-vjeçari në Vaun e Dejës në hetim dhe gruaja e tij

Pas vendosjes në pranga të autorit, policia po procedon në gjendje të lirë dhe gruan e tij.

27 Shtator 2023, 08:59 Nga h.k
VIDEO/Kapet me 115 bimë kanabis, arrestohet 38-vjeçari në Vaun
Momenti i arrestimit

VAU I DEJËS-Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Vau-t të Dejës pas disa muajsh hetime për kultivim dhe shitje të kanabisit. Policia bën të ditur se operacioni i kodurar “Seized” në fshatin Qerret ka identifikuar një veprimtari kriminale që përfshin aktivitetin e drogës dhe shit-blerjen e saj.

Pas vendosjes në pranga të autorit Fredi Guri 38-vjeç, policia po procedon në gjendje të lirë dhe gruan e tij D.G 34-vjeçe. Gjatë operacionit policia ka asgjesuar 115 bimë kanabis dhe ka konfiskuar materiale të tjera të dyshimta që i janë dorëzuar prokurorisë. Policia vijon hetimet për veprime të mëtejshme. 

NJOFTIMI I POLICISË:

"Finalizohet pas disa muajsh hetime, operacioni policor i koduar “Seized”, për goditjen e një rasti të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Qerret. Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga një 38-vjeçar, autor i dyshuar i këtij rasti, procedohet në gjendje të lirë bashkëshortja e tij, bashkëpunëtore në këtë veprimtari kriminale. Asgjësohen me anë të djegies 115 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa që ishin kultivuar në këtë fshat. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, pas një pune hetimore disamujore, në drejtimin e Prokurorisë, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Seized”, për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale.

Gjatë operacionit, në territorin e fshatit Qerret, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies, 115 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u kap dhe u vu në pranga shtetasi F. G., 38 vjeç dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e tij, shtetasen D. G., 34 vjeçe, banues në Shkodër. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”."

vau i dejes kanabis arrestim fredi guri

Sondazh

Poll