Aktualitet

Vrasja e Martin Bardhit, shoqërohen në komisariat anëtarë të fisit Reçi, mes tyre edhe Saimir Reçi

Martin Bardhi (Marku) u ekzekutua një ditë më parë në lokalin e tij që ndodhet në hyrje të spitalit të Rrëshenit, 50 metra përballë komisariatit të qytetit.

27 Shtator 2023, 08:49 Nga A.B
Vrasja e Martin Bardhit, shoqërohen në komisariat anëtarë
Martin Bardhi

RRËSHEN- Sot janë shoqëruar në komisariatin e Lezhës persona nga fisi Reçi, mes tyre është shoqëruar edhe Saimir Reçi i cili pati dhe konfliktin në mars të këtij viti po ashtu dhe i ati i Saimir Reçit. Ata dyshohet se kanë lidhje me ekzekutimin e një dite më parë, ku mbeti i vrarë Martin Bardhi.

Në total deri më tani janë 10 të shoqëruar që janë marrë në pyetje. Anëtarët e fisit Reçi mësohet se kanë mohuar përfshirjen në atentat.

SI NDODHI NGJARJA NË RRËSHEN?

Martin Bardhi (Marku) u ekzekutua një ditë më parë në lokalin e tij që ndodhet në hyrje të spitalit të Rrëshenit, 50 metra përballë komisariatit të qytetit.

Ilir Bardhoku, Olti Gjini, Indrit Bardhi ndodheshin të 3 të ulur në një tavolinë me Bardhin, kur në drejtim të tyre u qëllua me breshëri automatiku. Nga të shtënat mbeti i vrarë 59-vjeçari Bardhi, i cili sipas të gjitha të dhënave ishte dhe objektiv i këtij atentati.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 10:40 në lokalin e viktimës që ndodhet në qendër të Rrëshenit. Sa i përket autorëve, ata dyshohet se ishin 2 persona të maskuar, të cilët lëviznin me një fuoristradë që u gjet e djegur në fshatin Gëziq të Mirditës./Dosja.al

martin bardhi vritet martin bardhi

Sondazh

Poll