Aktualitet

Vritet 38 vjeçari në Katund Sukth, grupe të FNSH-së nisen drejt Durrësit (EMRI)

Fatjon Dervishi është 38-vjeçari i vrarë me armë zjarri mesnatën e së martës në Katund të Sukthit.

27 Shtator 2023, 07:02 Nga A.B
Vritet 38 vjeçari në Katund Sukth, grupe të FNSH-së nisen
foto ilustruese

DURRËS- Vrasje në Sukth. Fatjon Dervishi është 38-vjeçari i vrarë me armë zjarri mesnatën e së martës në Katund të Sukthit.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorin vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Njoftimi i policisë: 

Në Katund, Sukth, tek shinat e trenit, nga persona ende të paidentifikuar është qëlluar me armë zjarri shtetasi F.D, 38 vjeç, i cili u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjeksore, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur dy grupe të Fnsh-së Tiranë. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorin vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës.

vrasje ne sukth fatjon dervishi

Sondazh

Poll