Sport

Cassano ka një 'vlerësim' edhe për Rafael Leão: "Nuk është as mish, as peshk..."

Ish-lojtari i kuqezinjve thotë se skuadra e Milanit "nuk ka kampionë"

26 Shtator 2023, 18:06 Nga DOSJA
Cassano ka një 'vlerësim' edhe për Rafael Leão:

ITALI - Antonio Cassano ka spikatur kohët e fundit për shkak të kritikave të tij të ashpra dhe objektivi i fundit i ish-lojtarit italian ishte Rafael Leão.

Ish-sulmuesi 41-vjeçar, i cili ndër të tjera ka luajtur për Milanin dhe Real Madridin, ka vënë në pikëpyetje statusin e 'yllit' të portugez në skuadrën e Milanit. 

Kjo ndodh pavarësisht se Leão ka shënuar tashmë tre gola, të cilëve ai shtoi dy asistime, në pesë ndeshjet e Serie A të luajtura tashmë.

"Leao nuk është as mish as peshk, ai më kujton Martialin. Sezonin e kaluar, Nzola (i Fiorentinës, i cili luajti për Spezia në 2022/23) shënoi më shumë gola se ai", tha Cassano në kanalin Twitch, 'Bobo. TV'.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll