Sport

Flamengo tashmë e ka gjetur trajnerin, që do të pasojë argjentinasin Sampaoli!...

Tite është emri i paraqitur nga shtypi brazilian, si kanditati kryesor

26 Shtator 2023, 18:20 Nga DOSJA
Flamengo tashmë e ka gjetur trajnerin, që do të pasojë

BRAZIL - Me gjasa, argjentinasi Sampaoli do të largohet nga Flamengo për shkak të rezultateve të dobëta. Për këtë arsye, klubi brazilian tashmë është në kërkim të një zëvendësuesi. Tite është emri i parë për të pasuar trajnerin, në komandën teknike të ekipit që është në vendin e shtatë në Brasileirão.

Sipas ‘Globo Esporte’, Flamengo ka marrë në pyetje menaxherët e Tites, për të ditur nëse ai ka interes për të drejtuar një ekip brazilian dhe përgjigja ishte pozitive. Trajneri donte të drejtonte një klub evropian, por nuk erdhi asnjë propozim.

Ndaj, nëse arrijnë marrëveshje me ish-trajnerin e Brazilit, hipoteza më e mundshme është se Tite do të marrë komandën teknike të Flamengos nga janari e në vazhdim, pavarësisht se drejtuesit synojnë që ai të nisë menjëherë nga detyra. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll