Sport

Leo Messi dhe Jordi Alba, mungojnë te Inter Miami në prag të finales së US Open Cup

A do të jenë ish-yjet e Barcelonës të gatshëm për të luajtur kundër Houston Dynamo në DRV PNK Stadium?

26 Shtator 2023, 17:55 Nga DOSJA
Leo Messi dhe Jordi Alba, mungojnë te Inter Miami në prag të

SHBA - Numërimi mbrapsht ka nisur për finalen e US Open Cup, ndërmjet Inter Miami dhe Houston Dynamo, me dyshimin e aktivizimit të Lionel Messit dhe Jordi Albas në ndeshjen e së mërkurës në DRV PNK Stadium. 

Skuadra e Gerardo “Tata” Martinos shpreson të fitojë një trofe të dytë në pak më shumë se një muaj, ndërsa teksasit duan të përsërisin triumfin e tyre të vitit 2018 në të njëjtën garë.

“Çafkat” u stërvitën të martën në përgatitje për finalen, por, siç raportohet nga korrespondenti i AS USA, Fernando Petrocelli, as Messi dhe as Alba nuk morën pjesë në të. Ish-dyshja e Barcelonës u detyruan të largohen në pjesën e parë të fitores së MLS në shtëpi ndaj Torontos, më 21 shtator dhe më pas u lanë jashtë ndaj Orlando City të dielën.

Përpara “Clasico del Sol”, trajneri Martino deklaroi se një dëmtim i vjetër kishte “shqetësuar” Messin, ndërsa Alba kishte vuajtur nga “lodhja e muskujve”. 

Si rezultat, stafi stërvitor i Inter Miami zgjodhi t'i jepte të dy lojtarëve pushim në fundjavë me shpresën se ata do të rikuperoheshin në kohë për finalen e kupës të së mërkurës kundër The Dynamo.

Mediave iu dha akses në 15 minutat e para të seancës stërvitore të Inter Miami të martën dhe mungesat e Messit dhe Alba, do të rrisin spekulimet se ata mund të detyrohen të jenë jashtë në një nga ndeshjet më të mëdha të vitit. 

Martino do të marrë pjesë në një konferencë për shtyp para ndeshjes të marten vonë dhe padyshim që do t'i kërkohet të sqarojë nëse dyshja do të jenë përfundimisht të disponueshme për t'u përballur me Houston Dynamo.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll