Art&Argëtim

Piktura e Pablo Picasso nxirret në ankand për shifrën marramendëse

Vepra e artit, e cila ka përmasa 130 x 96,5 centimetra, përshkruan të dashurën e Picasso-s Marie-Therese Walter, e cila është shfaqur në shumë prej portreteve të tij dhe shpesh përmendet si "muza e artë" e piktorit spanjoll.

26 Shtator 2023, 18:10 Nga r.ll
Piktura e Pablo Picasso nxirret në ankand për shifrën
foto e pikturës

SHBA- Piktura në vaj e vitit 1932 do të jetë pika kryesore e një ankandi dy ditor në Nju Jork gjatë muajit nëntor, ku do të shaqen vepra arti nga koleksioni i njujorkezes së pasur Emily Fisher

Bota e artit e pret me padurim ankandin, pasi një kryevepër mahnitëse nga Pablo Picasso, e titulluar “Gruaja me një orë”", do të jetë gjithashtu pjesë bashkë me kryevepra të tjera, raportojnë mediat e huaja. 

Vepra e artit, e cila ka përmasa 130 x 96,5 centimetra, përshkruan të dashurën e Picasso-s Marie-Therese Walter, e cila është shfaqur në shumë prej portreteve të tij dhe shpesh përmendet si "muza e artë" e piktorit spanjoll. Pritet që shuma për pikturën e Picassos të arrijë të paktën 120 milionë dollarë (113.3 milionë euro).

"Rekordi botëror në ankand për Picasso, i cili u arrit në 2015, është 179 milionë dollarë. Unë mendoj se ky ankand ka të gjithë potencialin në botë për ta tejkaluar atë," zbulon Julian Daëes, Shefi i Impresionistit dhe Artit Modern në Nju Jork për Sotheby's. 

emily fisher pablo picasso

Sondazh

Poll