Art&Argëtim

Sfiloi në Javën e Modës në Milano, modelja shqiptare: Gjithçka ishte rrëmujë, mendoja se do pengohesha

Modelja shqiptare ka treguar se si nisi e gjitha karriera e saj e deri tek emocionet e para që përjetoi teksa u bë pjesë e 'Fashion Week'.

26 Shtator 2023, 12:36 Nga A.B
Sfiloi në Javën e Modës në Milano, modelja shqiptare:
Modelja

TIRANË- Modelja Greis Ndrepepaj, ishte e pranishme në javën e modës në Milano. Për ‘Kafe Shqeto’, ditën e sotme ajo ka treguar se si nisi e gjitha karriera e saj e deri tek emocionet e para që përjetoi teksa u bë pjesë e 'Fashion Week'.

INTERVISTA:

Flavio: Aktualisht je në hapat e parë të karrierës, duket sikur je tipikisht shumë shqiptare dhe përgjan shumë me figurën e një modeje?

Greis Ndrepepaj: Nuk besoj se ka qenë kjo një ndihmesë apo ndalesë për këtë gjë, pra ka ecur më kohën çdo gjë. Siç i përmendëm janë hapat e parë dhe çdo gjë vjen si mundësi dhe  nuk mund ti ndalojmë apo refuzojmë, thjesht janë mundësira shumë të mira.

Flavio: Ti aktualisht mund të quhesh modele profesioniste?

Greis Ndrepepaj: Po tani quhem modele profesioniste, por për momentin nuk kam një agjensi. Kam bërë shkollën tek academia ‘La Griffe’ dhe dosja ime prej një modeleje ndodhet në disa agjensi të ndryshme që sigurisht ata do të kenë punën e tyre që t’i lançojnë.

Flavio: Momenti i parë në sfilatën e Milanos, cilat ishin emocionet e para?

Greis Ndrepepaj: Momenti në ‘backstage’ ishte shumë i rrëmujshëm, kishte shumë njerëz dhe të gjithë nxitojnë për të bërë gjërat e tyre dhe kishte talente nga më të ndryshme dhe e vetmja gjë që mendova ishte nëse do dilja mirë, nëse do pengohesha apo jo.

Flavio: Kur mendove se doje të bëheshe një modele?

Greis Ndrepepaj: Kam qenë shumë e vogël dhe e kam pasur ëndërr. I ndiqja shumë eventet, dhe kam pasur modelet e mia të preferuar. Mendoja se kjo ishte një botë tjetër dhe deri diku mendoja që unë nuk kam mundësi të shkoja deri atje, madje deri javën e kaluar më dukej kështu, pra nuk mendoja se do të sfiloja.

Flavio: A ka patur ndonjë dietë që duhej të ndiqje, pra si funksionon e gjitha kjo?

Greis Ndrepepaj: Po, normalisht duhet mbajtur një regjim që ta sugjerojnë apo ta japin. Pak a shumë kjo është si rregull, që duhet ta zbatosh. Nuk është diçka e vështirë kjo pasi unë e dua shumë atë gjë dhe ko pjesa tjetër nuk llogaritet fare.

modele greis ndrepepaj

Sondazh

Poll