Art&Argëtim

Probleme për Kourtney Kardashian! Kryebashkiaku i Malibu e akuzon për mashtrim, ja arsyeja

Bruce Silverstein tha se Kardashian i kërkoi leje, duke i thënë se po mbante një mbledhje për kompaninë e mirëqenies që ajo drejton.

26 Shtator 2023, 08:38 Nga f.i
Probleme për Kourtney Kardashian! Kryebashkiaku i Malibu e akuzon për
Kourtney Kardashian

SHBA- Kryebashkiaku i Malibu akuzon Kourtney Kardashian se ka gënjyer për të marrë një leje për të mbajtur "baby shower-in" e djalit të saj, raportojnë mediat e huaja. Kryetari i bashkisë, Bruce Silverstein tha se Kardashian i kërkoi leje, duke i thënë se po mbante një mbledhje për kompaninë e mirëqenies që ajo drejton.

"E kuptoj që ngjarja është paraqitur në fund të fundit, si një baby shower, që organizohet nga Kourtney Kardashian. Kjo është në kundërshtim me atë që më tha. Ajo më kishte thënë se rezidenca do të jepej me qira për një event kompanie”, shkruan ai.

Kryebashkiaku është kundër ngjarjeve të tilla, pasi është kritikuar disa herë nga qytetarët e Malibu-së se u kushton më shumë vëmendje personazheve të famshëm që jetojnë atje sesa banorëve të përhershëm.

kourtney kardashian

Sondazh

Poll