Art&Argëtim

Siç nuk e kemi parë kurrë më parë, Kim Kardashian çudit me fotot e fundit, shfaqet si partnerja e Kanye West

Veç setit të fotove, Kim zbuloi gjithashtu disa detaje të padëgjuara më parë  për jetën e saj si nënë e katër fëmijëve, në intervistën shoqëruese të xhirimit. Veç setit të fotove, Kim zbuloi gjithashtu disa detaje të padëgjuara më parë  për jetën e saj si nënë e katër fëmijëve, në intervistën shoqëruese të xhirimit.

26 Shtator 2023, 15:17 Nga r.ll
Siç nuk e kemi parë kurrë më parë, Kim Kardashian
foto ilustruese

SHBA-Kim Kardashian është shfaqur me një pamje krejt ndryshe në fotot e kopertinës për Librin e Modës CR. Ylli i "The Kardashian" kishte prerë shkurt flokët dhe kishte vënë syze. 

Me këtë paraqitjet, Kim ngjasonte me partneren e ish bashkëshortit të saj Kanye West, Bianca Censori. Bukuroshja gjithashtu mbante një bluzë të bardhë pak të tejdukshme.

Veç setit të fotove, Kim zbuloi gjithashtu disa detaje të padëgjuara më parë  për jetën e saj si nënë e katër fëmijëve, në intervistën shoqëruese të xhirimit.

“Secili nga fëmijët e mi është kaq i ndryshëm dhe unë e dua këtë dhe përpiqem ta ushqej atë. Kohët e fundit, kam qenë duke udhëtuar me secilin nga fëmijët e mi veç e veç për t’i marrë ata në një kohë të veçantë duke eksploruar kultura dhe botë të ndryshme”, tha Kim Kardashian.

kim kardashian kanye west bianca censori

Sondazh

Poll