Art&Argëtim

VIDEO- Kim Kardashian promovon tekilën teksa bën ski në ujë, në fund e 'pëson'

Sigurisht që Kim Kardashian mund ta ketë postuar videon me humor, por ia ka arritur qëllimit, pra të beje reklamë.

26 Shtator 2023, 08:01 Nga A.B
VIDEO- Kim Kardashian promovon tekilën teksa bën ski në ujë,
Kim Kardashian

SHBA- Në një nga përpjekjet e saj për të promovuar tekilën e motrës së saj Kendall Jenner, Kim Kardashian pati një “aksident”.

Personazhi i njohur televiziv ka postuar një video në llogarinë personale në Instagram, në të cilën shfaqet duke bërë ski në ujë teksa mban në dorë një shishe tekila. Ajo mbahet në litarin e varur në varkë për të balancuar, por dallgët e mëdha nuk e lanë ta çonte deri në fund atë që donte.

Ndërsa ajo pretendon se pi nga shishja, humbet ekuilibrin dhe përfundimisht bie në det. Mirëpo, ajo nuk e humb humorin dhe sapo rishfaqet, ngre tekilën. Në mbishkrim shkruhet: "Ruaj Tekilën me çdo kusht".

Sigurisht që Kim Kardashian mund ta ketë postuar videon me humor, por ia ka arritur qëllimit, pra të beje reklamë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kim Kardashian (@kimkardashian)

kim kardashian

Sondazh

Poll