Sport

UEFA heq masën e ndalimit të skuadrave ruse në garat për moshat…

UEFA mendon se ata nuk mund të ndëshkohen "për veprimet, përgjegjësia e të cilave bie ekskluzivisht mbi të rriturit"

26 Shtator 2023, 16:22 Nga DOSJA
UEFA heq masën e ndalimit të skuadrave ruse në garat për

QIPRO - Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, i mbledhur këtë të martë në qytetin qipriot të Limasolit, ka rënë dakord të ripranojë ekipet e të miturve nga Rusia në garat e këtij organi.

Këto skuadra, si dhe të gjitha kategoritë dhe moshat, janë përjashtuar që nga shkurti i vitit 2022 për shkak të agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës. 

Së bashku me atë veto, UEFA eliminoi ngjarjet e planifikuara në Rusi, të tilla si finalja e Champions League që do të luhej në Shën Petersburg ose Superkupa, e planifikuar në Kazan.

Tani, Komiteti Ekzekutiv ka vendosur të ripranojë ekipet e të miturve, “të vetëdijshëm se djemtë dhe vajzat nuk duhet të ndëshkohen për veprime përgjegjësia e të cilave bie ekskluzivisht mbi të rriturit”,- siç shpjegon UEFA në deklaratën e saj.

Në këtë mënyrë, gjatë këtij sezoni, ekipet ruse të moshave të mitura do të ripranohen në garat e UEFA-s. Në këtë grup bëjnë pjesë ekipet U-17, pavarësisht se tashmë janë hedhur shortet për turnetë ku duhet të marrin pjesë.

Vendimi i UEFA-s në lidhje me skuadrat ruse, përfshin që të gjitha ndeshjet e tyre do të luhen pa flamurin e vendit, himnin, fanelën e kombëtares dhe do të luhen jashtë territorit rus.

Heqja e kësaj mase nuk përfshin pjesën tjetër të skuadrave dhe klubeve ruse, të cilat do të mbeten jashtë skenës konkurruese të UEFA-s derisa të përfundojë konflikti në Ukrainë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll