Aktualitet

VIDEO- U përdor për vrasjen e Martin Bardhit, ky është momenti kur digjet makina e autorëve

Pas ngjarjes, u bë e ditur se brenda mjetit u gjetën dy armë, mirëpo ende asgjë nuk është konfirmuar. 

26 Shtator 2023, 13:27 Nga A.B
VIDEO- U përdor për vrasjen e Martin Bardhit, ky është
Makina

RRËSHEN-Ky është momenti kur digjet mjeti i cili u përdor nga autorët për vrasjen e 59-vjeçarit, Martin Bardhit, në Rrëshen. Siç shihet, ata janë siguruar që mjeti të shkrumbohej i gjithi, në mënyrë që të humbnin gjurmët. Pas ngjarjes, u bë e ditur se brenda saj u gjetën dy armë, mirëpo ende asgjë nuk është konfirmuar. 

SI NDODHI NGJARJA NË RRËSHEN?

Ilir Bardhoku, Olti Gjini, Indrit Bardhi ndodheshin të 3 të ulur në një tavolinë me Martin (Marku) Bardhin, kur në drejtim të tyre u qëllua me breshëri automatiku. Nga të shtënat mbeti i vrarë 59-vjeçari Martin (Marku) Bardhin, i cili sipas të gjitha të dhënave ishte dhe objektiv i këtij atentati.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 10:40 në lokalin e viktimës që ndodhet në qendër të Rrëshenit.

Sa i përket autorëve, ata dyshohet se ishin 2 persona të maskuar, të cilët lëviznin me një fuoristradë që u gjet e djegur në fshatin Gëziq të Mirditës./Dosja.al

martin bardhi vritet martin bardhi

Sondazh

Poll