Aktualitet

Fermerët kërkojnë ndihmë në Devoll, breshëri i shkatërron të mbjellat me mollë

Si pasojë e një breshëri të dendur në fshatin Baban njoftohet, se pas 20 minutash reshjesh është parë një dëmtim i madh në sipërfaqet bujqësorë të mbjella me mollë.

26 Shtator 2023, 13:13 Nga h.k
Fermerët kërkojnë ndihmë në Devoll, breshëri i
Mollët e dëmtuara në fshatin Baban

DEVOLL-Moti i keq i ditës së hënës ka shkaktuar një dëm të madh për fermerët e Devollit. Si pasojë e një breshëri të dendur në fshatin Baban njoftohet, se pas 20 minutash reshjesh është parë një dëmtim i madh në sipërfaqet bujqësorë të mbjella me mollë.

Molla është dëmtuar në masën 100 % dhe përveç kësaj edhe drurët frutorë. Në fshatrat e Devollit bujqësia është burimi kryesor i të ardhurave me të cilat ata jetojnë. Fermerët janë ankuar pranë autoriteteve dhe kërkojnë të bëhet vlerësimi dëmit. Fshatrat Baban, Hocisht, Mancyrishr, Vranisht, Progër janë fshatrat që u përfshinë më së shumti nga reshjet e shiut dhe të breshrit dhe që kanë pësuar dëme të mëdha në bujqësi.

Pas ankesës së fermerëve autoritetet lokale të Ministrisë Bujqësisë kanë shkuar në terren për të matur dëmin.

moti keq ne shqiperi devoll

Sondazh

Poll