Aktualitet

Autorët e vrasjes së Valter Fjerzës, policia kërkime intensive në Mal të Zi

Gjykata e Shkodrës ka njoftuar ditën e djeshme masën e sigurisë për vëllain e autorit Paolo Mëhilli i cili dyshohet se ishte pjesëmarrës në krim.

26 Shtator 2023, 12:50 Nga h.k
Autorët e vrasjes së Valter Fjerzës, policia kërkime
Valter Fjerza

SHKODËR-Policia Shqiptare vijon kërkimet për autorët e vrasjes së ndodhur në Shkodër, ku mbeti i vrarë Valter Fjerza. Nga hetimet nuk është sjellë ende në pranga autori kryesor i ekzekutimit, Klodian Mëhilli. Sipas burimeve policore dyshohet se autori bashkë me katër persona të kërkuar ndodhen në Mal të Zi.

Gjykata e Shkodrës ka njoftuar ditën e djeshme masën e sigurisë për vëllain e autorit Paolo Mëhilli i cili dyshohet se ishte pjesëmarrës në krim. Sipas prokurorisë ngjarja është ende në fazën fillestare të hetimit dhe nuk është plotësisht e zbardhur.

Valter Fjerza u vra mbrëmjen e 21 Shtatorit për shkak të një debati për parkimin e një automjeti në Han të Hotit, në Shkodër. Sipas dosjes hetimore, njëri nga vëllezërit Mëhilli, Klodjan Mëhilli, në konflikt e sipër ka nxjerrë një armë zjarri pistolete duke ja vendosur në gjoks, Klevis Fjerzës. Në këtë moment kanë ndërhyrë dy shokët e këtij të fundit Gjok Qukaj dhe Agostin Lugaj, duke bërë të mundur heqjen e pistoletës nga dora e Klodjan Mëhillit. Mëhilli ka qëlluar në drejtim të automjetit që drejtohej nga Valter Fjerza, ku si pasojë e të shtënave, ky i fundit ka marrë plumb në kokë, duke humbur jetën në vend.

Pas kryerjes së krimit tre vëllezërit Mëhilli dhe dy kushërinjtë e tyre Aleksandër Mëhilli dhe Enton Dushaj, jane larguar nga vend i ngjarjes.

vrasje ne shkoder valter fjerza klodian mehilli

Sondazh

Poll