Aktualitet

Atentati ndaj Bardhit në Rrëshen, plumbat kapën edhe kalimtarët, 3 të plagosur

Plumbat kanë prekur edhe tre kalimtare të tjerë, të cilët janë dërguar për mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë. 

26 Shtator 2023, 11:35 Nga A.B
Atentati ndaj Bardhit në Rrëshen, plumbat kapën edhe
Policia

RRËSHEN- 1 viktimë dhe tre të plagosur, ky është bilanci i ditës së sotme në qytetin e Rrëshenit. Viktimë mbeti Martin Bardhi, i cili u ekzekutua nga dy persona teksa qëndronte pranë spitalit të zonës, përballë lokalit që është në pronësi të tij.

Ndërkohë plumbat kanë prekur edhe tre kalimtare të tjerë, të cilët janë dërguar për mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë. 

Viktima, kishte pak muaj që ishte liruar nga burgu, sepse ishte arrestuar për tentativë vrasje, pasi gjykata kishte caktuar masën 'detyrim paraqitje'. Dy persona mendohet se janë përfshirë në vrasjen e tij. Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe në ndihmë të Policisë lokale, janë nisur Forcat Speciale “RENEA” dhe FNSH, si dhe në Rrugën e Kombit, në drejtim të Kukësit, të Laçit, Lezhës dhe Dibrës, janë ngritur pika kontrolli.

Në mars të 2023 Martin Bardhi u arrestua pasi u akuzua se qëlluan me armë drejt makinës së nipit të Kastriot Reçin, Saimir Reçi. Në atë kohë u shpall në kërkim djali i tij Enrik Bardhi. Gjykata duket që ka dhënë masë më të butë sigurie. Saimir Reçi është nipi i Kastriot Reçit të ekzekutuar në 2020. /Dosja.al

vritet martin bardhi

Sondazh

Poll