Aktualitet

Plagosje me thikë në Vlorë/ 33-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital, arrestohen 2 vëllezërit

Refati ndodhet aktualisht në sallën e operacionit.

26 Shtator 2023, 11:42 Nga h.k
Plagosje me thikë në Vlorë/ 33-vjeçari dërgohet me
Spitali i Vlorës

VLORË-Olsen Refati është plagosur me thikë në Vlorë pas një sherri të ndodhur në lagjen “Partizani”, si shkak i konfliktit nga dy grupe. Menjëherë pas njoftimit patrulla e “Shqiponjave” është gjendur në vendngjarje dhe ka parandaluar sherrin.

Dy autorët e dyshuar  L. M., 25-vjeç dhe G. M., 25-vjeç që rezultojnë të jenë vëllezër, kanë goditur me grushte dhe me thikë Olsen Ferhatin banues në Vlorë. I riu është nisur me urgjencë në spital me plagë të shkaktuara si pasojë e goditjeve me thikë. Në spital ka marrë ndihmën mjekësore dhe njoftohet se është jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton rrethanat e njarjes.

plagosje ne vlore olsen refati

Sondazh

Poll