Aktualitet

Vrasja e Martin Bardhit, gjendet e djegur në një fshat makina e autorëve, brenda zbulohen 2 armë

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për hasmëri. Bardhi sapo kishte dalë nga burgu pasi disa muaj më parë tentoi që të vriste së bashku me të birin në qytetin e Rrëshenit shtetasin Saimir Reçi.

26 Shtator 2023, 11:39 Nga A.B
Vrasja e Martin Bardhit, gjendet e djegur në një fshat makina e
Policia

MIRDITË- Makina e autorëve të vrasjes së Martin Bardhit është gjendur e djegur. Mësohet se makina tip fuoristradë është djegur në fshatin Gëziq të Mirditës. Brenda saj, Policia ka zbuluar dy armë që dyshohet se janë përdorur në krim. 

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për hasmëri. Bardhi sapo kishte dalë nga burgu pasi disa muaj më parë tentoi që të vriste së bashku me të birin në qytetin e Rrëshenit shtetasin Saimir Reçi.

Në mars të 2023 Martin Bardhi u arrestua pasi u akuzua se qëlluan me armë drejt makinës së nipit të Kastriot Reçin, Saimir Reçi. Në atë kohë u shpall në kërkim djali i tij Enrik Bardhi. Gjykata duket që ka dhënë masë më të butë sigurie. Saimir Reçi është nipi i Kastriot Reçit të ekzekutuar në 2020. /Dosja.al

vritet martin bardhi

Sondazh

Poll