Aktualitet

Vrasja në Rrëshen/ Drejtori i policisë Lezhë: U ekzekutua në lokalin e tij, po pinte kafe me tre të plagosurit

Viktima ka qenë në tavolinë në lokalin e tij, së bashku me tre personat që kanë mbetur të plagosur.

26 Shtator 2023, 12:06 Nga A.B
Vrasja në Rrëshen/ Drejtori i policisë Lezhë: U ekzekutua
Alfred Elezi

RRËSHEN- Drejtori i policisë së Lezhës, Alfred Elezi ka folur për mediat lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pak më parë në Rrëshen, ku mbeti i vrarë Martin Bardhi dhe u plagosën tre të tjerë. Sipas tij, viktima ka qenë në tavolinë në lokalin e tij, së bashku me tre personat që kanë mbetur të plagosur.

'Akoma po kryhen hetimet, do mësojmë se në pronësi të kujt është mjeti që është gjetur i djegur. Tre të plagosurit kanë qënë në tavolinë me viktimën'- tha Elezi.

Pistë e hetimeve mund të jetë jo vetëm përplasje me fisin Reçi, por edhe me fise të tjera./Dosja.al

alfred elezi vritet martin bardhi

Sondazh

Poll