Aktualitet

VIDEO/ Elbasani mbulohet nga reshjet e dendura

Krahas Elbasanit, reshje të dendura shiu janë shënuar këtë të hënë edhe në Korçë, Bulqizë.

25 Shtator 2023, 15:05 Nga h.k
VIDEO/ Elbasani mbulohet nga reshjet e dendura
Moti ne Elbasan

ELBASAN- E hëna ka nisur me reshje të shumta në qytetin e Elbasanit, të cilat janë bërë shkak për një sërë problemesh në akset e ndryshme të qarkut. Siç shihet dhe në pamjet e marra nga Top Channel tregohet se si janë mbuluar në ujë akset. Në shumë rrugë të Elbasanit ka patur rënie të gurëve, rëshkitje të dherave dhe përmbytje.

Moti i keq ka pushtuar vendin dhe një pjesë e madhe e qyteteve janë mbuluar nga reshjet dhe problemet që lidhen përveç të tjerash dhe me ndërprerjen e energjisë.

moti keq ne shqiperi

Sondazh

Poll