Aktualitet

Gjykata lë në burg të dyshuarin e vrasjes së Valter Fierzës

Paolo Mëhilli njihet si vrasësi i dyshuar i Klodjan Mëhillit i cili është autori i dyshuar i shpallur në kërkim për vrasjen.

25 Shtator 2023, 14:38 Nga h.k
Gjykata lë në burg të dyshuarin e vrasjes së Valter
Viktima dhe vendngjarja

SHKODËR-Gjykata e Shkodrës caktoi masën e sigurisë arrest me burg me afat 30 ditor për të dyshuarin e pjesëmarrjes në vrasjen e Valter Fjerzës në Shkodër. Paolo Mëhilli njihet si vrasësi i dyshuar i Klodjan Mëhillit i cili është autori i dyshuar i shpallur në kërkim për vrasjen.

Nga ana tjetër policia vijon kërkimet për Luçian Mëhillin, Aleksandër Mëhillin dhe Enton Dushajn. Sipas ngjarjes bëhet e ditur se Klevis Fierza disa minuta përpara vrasjes së vëllait është konfliktuar me tre vëllezërin Mëhilli. Shkak i konfliktit ishte bërë debati për parkimin e një automjeti. Sipas dosjes hetimore, njëri nga vëllezërit Mëhilli, Klodjan Mëhilli, në konflikt e sipër ka nxjerrë një armë zjarri pistolete duke ja vendosur në gjoks, Klevis Fjerzës. Klodjan Mëhillit i ishte hequr nga duart arma pistoletë, ai ka shkuar në makinën e tij, dhe ka marrë një armë tjetër automatike kallashnikov, të cilën e mbante në automjetin foristradë. Mëhilli ka qëlluar në drejtim të automjetit që drejtohej nga Valter Fjerza, ku si pasojë e të shtënave, ky i fundit ka marrë plumb në kokë, duke humbur jetën në vend. Pas kryerjes së krimit tre vëllezërit Mëhilli dhe dy kushërinjtë e tyre Aleksandër Mëhilli dhe Enton Dushaj, jane larguar nga vend i ngjarjes.

vrasje ne shkoder paolo mehilli

Sondazh

Poll