Politike

Halilaj shpalli fitoren në Kukës/ Qytetarët: Video-skandali i Safet Gjicit nuk ndikoi te vota që dhamë

Pas fitores së kandidatit të Partisë Socialiste, qytetarët e Kukësit janë shprehur se Halilaj e meritonte fitoren, ndërsa shtuan se video-skandali i Safet Gjicit pak muaj më parë në zyrën e Bashkisë, ku u shfaq duke kryer marrëdhënie seksuale nuk ka ndikuar në votat e tyre

25 Shtator 2023, 11:52 Nga r.ll
Halilaj shpalli fitoren në Kukës/ Qytetarët: Video-skandali i
foto ilustruese

KUKËS- Qytetarët e Kukësit kanë votuar ditën e djeshme për zgjedhjen e krybashkiakut të ri, pas video-skandalit ku ishte i përfshirë ish-kryetari i bashkisë, Safet Gjici. 

Pas fitores së kandidatit të Partisë Socialiste, qytetarët e Kukësit janë shprehur se Halilaj e meritonte fitoren, ndërsa shtuan se video-skandali i Safet Gjicit pak muaj më parë në zyrën e Bashkisë, ku u shfaq duke kryer marrëdhënie seksuale nuk ka ndikuar në votat e tyre. Sipas tyre vota e tyre ka shkuar vetëm për kandidatin pa marrë parasysh atë që ka ndodhur më parë.

“E prisnim deri diku rezultatin. Siç duket kanë punuar shumë. Kandidati ka një opinion shumë të mirë. Me zhvillimet e mëparshme menduam se do të ndryshonte rezultat por siç duket nuk ndodhi ashtu. Zgjedhjet shumë të qeta shumë të mira, ka fituar më i miri. Ka ndikuar kandidati, djalë i mirë shumë. Kandidati ka qenë faktor kryesor në zgjedhje. S’ka lidhje ajo që ka ndodhur”- janë shprehur ato/ 

Albert Halilaj kandidati i Partisë Socialiste shpalli fitoren ndaj kandidatit të koalicionit "Bashkë Fitojmë", Emri Vata. Ndonëse janë ende dy kutitë e fundit pa u numëruar, diferenca e madhe e votave mes kandidatëve, bën që këto dy kuti mos të kenë ndikim në rezultat.

zgjedhjet ne kukes

Sondazh

Poll