Sport

Juventusi pëson disfatën e parë, e mund Sassuolo 4-2!

Pas këtij takimi Sassuolo renditet në vend të 11-të me gjashtë pikë, teksa Juventus, që pësoi humbjen e parë të këtij sezoni, renditet në vend të katërt me dhjetë pikë.

23 Shtator 2023, 20:23 Nga DOSJA
Juventusi pëson disfatën e parë, e mund Sassuolo 4-2!

ITALI - Sassuolo-Juventus rezultoi një ndeshje shumë e luftuar, por në fund sfida u vendos nga gafat dhe autogolat. Ekipi ku luan mesfushori i kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, fitoi me rezultatin 4-2.

Takimi u zhbllokua që në minutën e 12-të me Lauriente që gjeti golin pas një gafe të Szczesnyt. Megjithatë në minutën e 21-të Juventus barazoi dhe barazimin ekipit të miqve ua dhuroi një lojtar i Sassuolos, me Vinan që bëri autogol. Megjithatë në minutën e 41-të Berardi gjeti rrugën drejt rrjetës dhe riktheu avantazhin te skuadra e tij, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej 2-1.

Juventus tentoi të reagojë dhe në minutën e 78-të Chiesa i dhuroi barazimin ekipit të tij. Vetëm katër minuta më pas, Pinamonti shënoi një super gol dhe kaloi sërish Sassuolon në avantazh. Në fund ndeshja u vendos nga një autogol i Gattit në minutën e 90-të +5, me lojtarin e Juves që i dhuroi rezultatin 4-2 skuadrës së Sassuolos.

Pas këtij takimi Sassuolo renditet në vend të 11-të me gjashtë pikë, teksa Juventus, që pësoi humbjen e parë të këtij sezoni, renditet në vend të katërt me dhjetë pikë.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll