Art&Argëtim

Tirana “rrëmben” ambasadorin e BE dhe atë të Austrisë, ku e kaluan fundjavën dy zyrtarët (Foto)

4 Mars 2019, 10:53 Nga DOSJA
Tirana “rrëmben” ambasadorin e BE dhe atë të

TIRANË-Mrekullive natyrore të rrethinave të Tiranës nuk kanë mundur që t’i shpëtojnë as ambasadorët e akredituar në vendin tonë, sikurse është ai i Bashkimit Europian apo ai i Austrisë.

“Një ndalesë në Syrin e Ciklopit (Syri i Ciklopeve) në  Krrabë, në rrugën për në Elbasan. Ngjit të pjerrtën në rrugën prapa, por pamja dhe ngjyrat janë të mrekullueshme. Motivimi i së dielës aventurat e udhëtimit”, shkruan Luigi Soreca, ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri.

Syri i Ciklopit eshtë bërë një nga destinacionet relaksuese të turizmit në Tiranë. Kjo perlë natyrore e fshehur në Krrabë tërheq çdo ditë vizitorë dhe adhurues të aventurës që duan të eksplorojnë natyrën e egër. Kataraktet e vogla të rrethuara nga formacione shkëmbore krijojnë një panoramë që vështirë ta hasësh diku tjetër. Përveç pamjes mahnitëse, aty mund të bëni banjo dielli dhe të notoni në ujërat e kaltër në pishinat natyrale.

Ndërsa edhe ambasadori austriak Johann Sattler nuk i ka rezistuar këtë fundjavë bukurive natyrore që rrethojnë kryeqytetin.  “Kanioni i Erzen. Shpella e Pëllumbave. Vend i shkëlqyer për të kaluar ditët e para të pranverës. ”, shkruan Johann Sattler.

Qendra e fshatit Pëllumbas është një nga pikat më të bukura të eko-turizmit shqiptar që tërheq mjaft turistë vendas dhe të huaj.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete johann satter luigi soreca tirana turizem johann satter luigi soreca tirana turizem

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 4 Mars 2019, 06:13

Shenjat më me fat/ Horoskopi 4 mars 2019

Dashi Vetëm për shkak se dikush ka një ide tjetër, nuk do të thotë se është një ide më e mirë. Mendimi i pavarur gjithmonë duhet të inkurajohet. Mos u shqetëson...

Art&Argëtim 3 Mars 2019, 22:15

Ja çfarë e bën Getoarin të qeshë, Luana ia doli

Po të shikojmë profilin e rreperit kosovar do të gjejmë vetëm foto serioze. Getoari mban të njëjtin qëndrim pothuajse në të gjitha fotot e rrallë na bie ta shik...