Art&Argëtim

Sekreti i Xhensilës u zbulua, 3 vite për të realizuar bashkëpunimin me Pirro Çakon

3 Mars 2019, 21:26 Nga DOSJA
Sekreti i Xhensilës u zbulua, 3 vite për të realizuar

Këngëtarja na kishte njohur me detaje të klipit dhe e kishte paraprirë edhe titullin e këngës. Projekti u realizua në Venecia. Me tekst dhe muzikë të Pirro Çakos dhe orkestrim të Darko Dimitrov kjo baladë dashurie në pak orë pati shumë jehonë.

Vetë Xhensila ka shprehur falenderimet, veçanërisht ndaj Pirro Çakos duke e quajtur një privilegj bashkëpunimin me të.

“’Sekreti im’, nuk eshte me sekret . Per te gjithe ju, uroj ta pelqeni kete bashkepunim ne te cilin eshte investuar shume dashuri edhe shume art. 
Rruget te takojne me shume artiste dhe bashkepunetore, por artisti i vertete vleresohet ne thjeshtesine e tij, i tille eshte Pirro Çako. Privilegj dhe nder per mua qe u finalizua ky projekt, pafundesisht falenderuese per ty Pirro. Vetem ti mund te punosh 3 vite per nje projekt te vetem dhe uroj t’i’a kete vlejtur”,-ka shkruar këngëtarja në profilin e saj në Instagram.

Kënga është realizuar në ‘kryeqytetin e karnavaleve’ e sigurisht detaje të maskave nuk mund të mungonin në klip. Vetë Xhensila e ka quajtur Venecian vendin perfekt plot drita, ngjyra e të pandashëm nga vetja, e duket se kjo zgjedhje ka qenë vendi perfekt për baladën e sjellë.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz bashkepunim darko dimitrov duet pirro çako sekreti im xhensila myrtezaj bashkepunim darko dimitrov duet pirro çako sekreti im xhensila myrtezaj

Sondazh

Poll