Art&Argëtim

Qytetari ‘harron’ hallet në emisionin televiziv: Edi Rama duhet të shpallet baba i popullit

3 Mars 2019, 20:28 Nga DOSJA
Qytetari ‘harron’ hallet në emisionin televiziv: Edi Rama duhet

Emisioni i preferuar i fundjavës ‘E diela shqiptare’ në televizionin Klan, në rubrikën më të pëlqyer nga publiku, ‘Shihemi në gjyq’, aty ku përballjet në gjyq me Eni Çobanin shndërrohen në tematikën e ditës apo të javës.

Probleme familjare, me kushëririn apo burrin, të gjitha zgjidhen aty. Pasditen e sotme gjatë trasmentimit të kësaj rubrike, të ftuarit në gjyq ishin dy burra, të cilët kërkonin të zgjidhnin problemin e pronës, ashtu si gjithë shqiptarët duan.

Në seancën e ndërmjetësimit të ftuar ishin, Kadriu dhe Iliri, nga fshati Ndroq që janë edhe komshij, ku njëri prej tyre e kishte pronën në dorëzim prej 20 vjetësh dhe pas një kohe kaq të gjatë ai kërkon të regjistrojë pronën në emrin e vet, por merr vesh që prona nuk ka qenë e tij.

Iliri, duke pranuar se toka është e tij prej 20 vjetësh,i jep situatës ngjyrime politike, duke pranuar publikisht: “Edi Rama duhet të shpallet babai i popullit, ashtu si Ataturku në Turqi. Vetëm ai na e gjeti zgjidhjen pë popullin.”

Duke kërkuar drejtësi dhe një sistem që nuk funksionon, Arditi e pyet Ilirin: “Për cilin the të shpallet baba i shtetit?” Iliri në anën tjetër ia kthen: “Shteti nuk funksionon unë nuk jam fajtor.”

Dhe Eni me qetësinë e saj nga tavolina e gjykimit i flet Ilirit duke i thënë: “Për këtë pyet babain e shtetit, vetëm ai e zgjidh hallin.”

Video e deklaratës nga minuta 25:00 deri 27:00.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz ardit gjebrea e diela shqiptare edi rama baba i popullit eni cobani ardit gjebrea e diela shqiptare edi rama baba i popullit eni cobani

Sondazh

Poll