Aktualitet

“Do t’ju ngul gjilpëra në sy”/ Merret i pandehur mjeku i Rexhina Debrovës, bashkëshorti i të ndjerës kë

23 Tetor 2019, 18:10 Nga DOSJA
“Do t’ju ngul gjilpëra në sy”/ Merret i pandehur

TIRANË– Mjeku Ardian Kadefçiu është marrë i pandehur nga Prokuroria e Elbasanit në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në maternitetin e Elbasanit në muajin prill të këtij viti. 

Kadefçiu është mjeku që ka ndjekur që nga fillimi shtatzëninë e nënës 25-vjeçare që humbi jetën pasi lindi fëmijën e saj të parë. 

Një ditë më parë në një status në rrjetet sociale, Algert Debrova, bashkëshorti i Rexhinës së ndjerë akuzoi për neglizhencë gjatë trajtimit të 25-vjeçares, mjekun Ardian Kadefçiu dhe mjeken Blerta Arapi. Ai kërcënoi hapur se do të bënte vetëgjyqësi ndaj mjekëve teksa shkruante se ‘do t’u ngulte gjilpëra në sy’ dhe se ‘i priste vuajtja’.

I mbytur nga dhimbja, Algerti shkruante se edhe gjashtë muaj pas ngjarjes së rëndë i konsideron ‘vrasës’ ata mjekë që patën në duar jetën e Rexhinës.

Algert Debrova tregoi gjithashtu bisedën me mjekët që ka pasur ditën e 22 prillit, kur Rexhina vdiq pasi solli në jetë vajzën dhe fëmijën e saj të parë. Sipas bashkëshortit të 25-vjeçares që bazuar në ekzaminimet përkatëse vdiq nga koagulimi (mpikse gjaku), mjeku Ardjan Kadefçiu ka ngritur duart lart dhe i ka thënë: Më vrit!

Ndërsa mjeken Blerta Arapi, Algert Debrova e akuzon si ‘vrasëse’ dhe shprehet se ajo i ka marrë shumë para atë ditë.

Rexhina Dobrova ndërroi jetë në spital pasi lindi vazjën e saj. sipas ekspertizës, 25-vjeçarja ka ndërruar jetë si paosjë e koagulimit, por familjarët e të resë nuk e pranuan këtë fakt. Ata akuzuan mjekët për neglizhencë. Në lidhje me këtë ngjarje u arrestuan kardiologu, Mehmet Ibaj dhe reanimatori Nikollaq Thana, të cilët më pas u lanë nën masën detyrim paraqitje. Miqtë dhe familjarët e 25-vjeçares kanë mbajtur edhe protesta me beben në krahë përpara spitalit të Elbasanit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet algert debrova ardian kadefciu merret i pandehur mjeku ardian kadefciu rexhina debrova algert debrova ardian kadefciu merret i pandehur mjeku ardian kadefciu rexhina debrova

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Tetor 2019, 14:31

TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar detaje të reja lidhur me Abdulselam Turgut, i prezantuar sot nga drejtori i Policisë, Ardi Veliu si nj...