Aktualitet

Mish dhe qofte të pasigurta/ AKU me ‘dorë të hekurt’ në Kavajë, bllokon 2 biznese, 800 mijë lekë gjobë për 6 të tj

23 Tetor 2019, 17:06 Nga DOSJA
Mish dhe qofte të pasigurta/ AKU me ‘dorë të hekurt’

KAVAJË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, AKU ka mbyllur dy aktivitete tregtare në Kavajë dhe ka bllokuar gjithsej 183.2 kilogramë mish e qofte, të cilat nuk kishin siguri për konsum, pasi ishin pa vulë dhe certifikatë veterionare.

“Nga kontrolli i ushtruar në subjektin A.M. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish pa vulë dhe pa certifikatë veterinare.

Në njoftimin e AKU-së, bëhet me dije se janë ndërmarrë masa edhe ndaj disa subjekteve të tjera, duke vënë gjoba për probleme të ndryshme.

Njoftimi i plotë i AKU:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit falenderon? reagimin e konsumatorëve që i janë përgjigjur thirrjes në rubrikën “Denonco”??.

AKU kontrolle rigoroze, në 6 subjekte vendosen 9 gjoba me vlerë 800,000 lekë në total, Bllokohet aktiviteti i 2 subjekteve si dhe bllokohen 183.2 kg mish dhe qofte të pasigurta për konsum.

Në vijim të informacionit të ardhur në platformën e komunikimit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit nga qytetarë të përgjegjshëm që njoftojnë raste të cënimit të sigurisë ushqimore, Drejtoria Rajonale e AKU-së Tiranë ushtroi kontroll? në 6 subjekte tregtimi të mishit në Kavajë nga të cilat rezultoi se:

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin A.M. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish pa vulë ? dhe pa certifikatë veterinare?. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin L.K. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish pa vulë? dhe pa certifikatë veterinare? si dhe tregtonte produktin qofte të papajisur me etiketë. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin I.D. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare? si dhe pa vulë dhe pa certifikatë veterinare?. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin H.J. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish pa vulë dhe pa certifikatë veterinare?. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin? A.A. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish pa vulë dhe pa certifikatë veterinare?. Për shkeljen e konstatuar trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin S.V. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish pa vulë dhe pa certifikatë veterinare si dhe subjekti ushtronte aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare ?dhe i paregjistruar në QKB?. Për shkeljen e konstatuar trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit falenderon ?çdo konsumator që nëpërmjet raportimeve në rubrikën “Denonco” i është përgjigjur thirrjes së AKU për t’u bëhet pjesë e sfidës tonë të përbashkët dhe të kontribuojë cilësisht në suksesin e betejës për sigurinë ushqimore

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aku bllokon mish e qofte gjoba e aku-se kavaje aku bllokon mish e qofte gjoba e aku-se kavaje

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Tetor 2019, 14:31

TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar detaje të reja lidhur me Abdulselam Turgut, i prezantuar sot nga drejtori i Policisë, Ardi Veliu si nj...

Aktualitet 23 Tetor 2019, 13:28

SHKODËR- Marash Arraj, i cili u arrestua një ditë më parë si i dyshuar për vrasjen e Lazër Arrajt ka mohuar akuzat lidhur me këtë ngjarje.I arrestuari Mara...