“Arrestoni gjyqtarët”, Mentor Kikia flet për celulën terroriste: Bamir Topi mund të dijë ndonjë gjë…
23 Tetor 2019, 15:41Nga DOSJA
TIRANË– Gazetari Mentor Kikia ka komentuar çështjen e celulës terroriste që kishte planifikuar të kryente një sulm në festën e Sulltan Novruzit.
Në një status në rrjetet sociale, Kikia shkruan se duhet të arrestohen tre gjyqtarët që lanë të lirë Abdulselam Turgut, që sot pas operacionit të kryer nga antiterrori rezultoi të ishte një terrorist.
Ndër të tjera, Kikia shkruan se edhe Bamir Topi e Kreshnik Spahiu mund të dinë shumë në lidhje me këtë çështje pasi në atë kohë kryesonin KLD-në.
“Meqë trafikanti iku, arrestoni gjykatësit. Bëni drejtësi!Nuk reshtëm së bërtituri atë kohë për këtë skandal. Kemi shkruar e folur pa fund për lirimin e trafikantit turk që sot doli një nga anëtarët e celulës terroriste iraniane. Por askush nuk deshi të dëgjojë. Një bandë gjykatësish vazhduan të qetë karrierën e zhvatjes.
Nuk kishte ndodhur asnjëherë që një trafikant, që kërkohet në 5 shtete për 1 ton kokainë, të nxirret nga burgu e të sigurohet në arrest shtëpie. E ku, në një vend pa adresë. Di njeri të thotë ku bie shtëpia: Kthesa e Kamzës, kati i 8? Nuk ka asnjë. Ose ka qindra shtëpi që janë në katin e 8 në dhjetra pallate tek Kthesa e Kamzës. Ku janë sot këta gjyqtarë? Përse nuk arrestohen? Gjin Gjoni ka marrë edhe leje lindjeje për të shtyrë vettingun.
Reforma thjeshtë disa prej tyre i ka përjashtuar, por po gëzojnë të qetë paratë e trafikantit turk.
KLD kryesohej atekohe nga Bamir Topi, President i Republikes dhe Kreshnik Spahiu, nenkryetar. Mund te dine edhe keta ndonje gje,”- shkruan gazetari.
Ditën e sotme, policia e Shtetit dhe drejtori Ardi Veliudeklaruan se policia ka zbuluar një celulë terroriste iraniane e cila ka tentuar të kryejë akte terroriste në Shqipëri, një prej tyre i parandaluar nga shteti shqiptar. 4 persona janë identifikuar nga policia, si pjesë e grupit operativ që vepruan në emër të shtetit iranian dhe QUDS, për të sulmuar anëtarët e komunitetit muxhahedinë, që strehohen në Shqipëri. Për këtë akt të rëndë, kryeministri Edi Rama dëboi ambasadorin iranian Gholamhossein Mohammadnia, për cenim të sigurisë kombëtare.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Celula terroriste, që është zbuluar në vendin tonë kishte planifikuar një sulm terrorist në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve në vendin tonë ...
Zogë dhe Iva janë dy 21-vjeçare që së bashku me dy djem të moshës së tyre do të gjykohen nga gjykata e kryeqytetit për akuzën e prostitucionit. Porositë ...
Aktualitet23 Tetor 2019, 14:31
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar detaje të reja lidhur me Abdulselam Turgut, i prezantuar sot nga drejtori i Policisë, Ardi Veliu si nj...
GREQI- Një aksident ka ndodhur në Maleme mbrëmjen e së martës në autostradën e vjetër Chania -Kissamos në Greqi.Sipas medieve greke, motori në të cilin udhëtoni...
Aktualitet23 Tetor 2019, 13:28
SHKODËR- Marash Arraj, i cili u arrestua një ditë më parë si i dyshuar për vrasjen e Lazër Arrajt ka mohuar akuzat lidhur me këtë ngjarje.I arrestuari Mara...
SPANJË-Policia spanjolle ka shkatërruar një rrjet të kultimit të kanabisit, ku në pranga kanë rënë 4 shtetas shqiptarë.Kanabisi dhe kampet e trafikantëve i...
TIRANË- Drejtori i policisë së shtetit Ardi Veliu në një deklaratë për mediat ka zbuluar se është shkatërruar një celulë terroriste në Shqipëri, e cila syn...
DURRËS– Një banesë na afërsi të Portit të Durrësit është përfshirë nga zjarri, por ndërhyrja në kohë e Autoritetit Portual të Durrësit ka parandaluar...
SHKODËR- Denoncoi në Polici parcelat me kanabis, vritet nga kushërinjtë. Lazër Arraj, 55 vjeç, dyshohet se është bërë viktimë pas informacioneve të ...