Aktualitet

“Dua të vdes në vendlindje”, letra e grave shqiptare nga kampi-ferr në Siri: Jetojmë në skamje, na ndihmoni

23 Tetor 2019, 14:28 Nga DOSJA
“Dua të vdes në vendlindje”, letra e grave shqiptare nga

TIRANË– Lutjet e shqiptarëve për t’u kthyer nga Siria në vendlindjen e tyre kanë qenë në format nga më të ndryshme. Përveç videove dhe audiove të transmetuara, në redaksinë e Top Channel kanë mbërritur dy letra; një nga një nënë 72 vjeçare dhe tjetra nga gruaja 38 vjeçare ku kërkojnë me ngulm nga shteti shqiptar që t’I largojnë nga terrori i luftës në kampin Al- Hawl.

“Unë Mentije Dumani, nënshtetëse shqiptare me nipin tim të dashur Endri Dumani 11 vjeç të lindur në Tiranë, kërkojmë që të na largojnë nga Siria sa më shpejt; të kthehemi në Shqipëri se jam një gjyshe 72 vjeç, dua që të vdes në vendlindjen time. Këto kërkesa që bëjmë, ju lutemi që t’I vlerësoni. Ka 8 muaj që kemi ardhur në kampin Al- Hol, duam sa më shpejt që nga ky vend të na largoni”.

Ndërsa mamaja e 3 fëmijëve që u largua nga Tirana në 2014 shkruan rrezikun që i pret në ditët në vijim.

“Unë Klotilda Refat Zani, nënshtetase shqiptare bashkë me 3 fëmijët e mi, Adni Etjon Zani, Jasemin Etjon Zani dhe Selma Etjon Zani ndodhemi prej 8 muajsh në kampin Al Howl, Siri. Prej një kohe të gjatë jemi në pritje të tërheqjes sonë në Shqipëri, duke qenë në kushte të vështira jetese dhe ekonomike dhe duke menduar e ardhjen e shirave dhe të ftohti do t’a bëjnë jetesën tonë më të vështirë. Kërkoj prej jush kthimin në familje, ju lutem!”

Veç këtyre letrave të ardhura nga Siria, edhe familjarët e tyre që gjenden në Shqipëri i janë drejtuar autoriteteve shqiptare.

Gjyshja 70 vjeçare Asije Shuli në një letër drejtuar kryeministrit shkruan për ankthin e pritjes prej 6 vitesh të kthimit të 5 nipërve dhe mbesave që gjenden të vetëm në Siri, pas ndarjes nga jeta të prindërve Krenarit dhe Adelinës.

Marrë nga Top-Channel

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet letra e grave shqiptare ne siri shqiptaret ne siri letra e grave shqiptare ne siri shqiptaret ne siri

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Tetor 2019, 13:28

SHKODËR- Marash Arraj, i cili u arrestua një ditë më parë si i dyshuar për vrasjen e Lazër Arrajt ka mohuar akuzat lidhur me këtë ngjarje.I arrestuari Mara...