Aktualitet

Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, shoqërohet në polici i moshuari, flakët morën para ullishte dhe pemë frutore

I moshuari akuzohet për zjarrvënie nga policia e Fierit

23 Shtator 2023, 20:23 Nga I.A
Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, shoqërohet në polici i
Foto Ilustruese

PATOS- Një 72--vjeçar është shoqëruar në polici për zjarrvënie. Mësohet se i moshuari po digjte disa mbeturina, por flakët u përhapën me shpejtësi. Nga flakët u dogjën parcela me ullishte dhe me pemë të tjera frutore. I moshuari akuzohet për zjarrvënie nga policia e Fierit

Njoftimi i Policisë:

Patos, Fier Ndezi zjarr për djegien e mbeturinave në fshatin Ofiçinë, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, zjarri u përhap dhe vijon të digjen sipërfaqe të konsiderushme me ullinj, bimësi dhe shkurre, duke rrezikuar dhe banesa, Policia identifikoi dhe shoqëroi në Komisariat autorin e zjarrvënies. Strukturat e Komisariatit të Policisë Fier, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Oficinë, Patos, ka rënë zjarr, bënë të mundur identifikimin dhe shoqërimin në Komisariat të autorit të dyshurar të zjarrvënies.

U shoqërua dhe po kryhen veprimet e mëtjeshme hetimore procedurale për arrestimin e shtetasit H. L., 72 vjeç, i cili ka ndezur zjarr për të djegur mbeturinat dhe zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme toke me ullinj dhe pemë të ndryshme në fshatin Ofiçinë. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë Fier, disa grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Fier dhe shërbimet zjarrëfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit. Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

zjarr ne patos

Sondazh

Poll