Aktualitet

Ndezën zjarr dhe dogjën sipërfaqe me ullinj dhe shkurre, nën hetim 2 persona në Himarë

Po flakët janë përhapur, duke djegur sipërfaqe të madhe me ullinj dhe shkurre.  

23 Shtator 2023, 19:11 Nga I.A
Ndezën zjarr dhe dogjën sipërfaqe me ullinj dhe shkurre, nën
Foto Ilustruese

HIMARË- Dy persona janë vënë nën hetim ditën e sotme për zjarrvënie. Mësohet se nën hetim janë vënë Çize Xhaferi dhe Sotire Jovani, pasi kanë ndezur zjarr  për të pastruar tokën e tyre. Po flakët janë përhapur, duke djegur sipërfaqe të madhe me ullinj dhe shkurre.  

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: Ç. Xh., banues në Himarë, pasi duke pastruar tokën, ka ndezur zjarr për djegien e disa barishteve, në fshatin Kallarat, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me shkurre; S. J., banuese në Himarë, pasi ka ndezur zjarr për të djegur mbeturina, në fshatin Qeparo, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur disa pemë ulliri, në pronësi të saj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

Çize xhaferi sotire jovani

Sondazh

Poll