Aktualitet

Tragjedia e shqiptarit/ Ndërron jetë në ditën e parë të punës në Greqi

Dyshohet se shqiptari është përplasur me një eskavator, por rrethanat e vdekjes mbeten ende të paqarta. Fatkeqësisht për të ndjerin ishte dhe dita e parë e punës, çka ka bërë që lajmi të marri peshë tronditëse.

23 Shtator 2023, 17:28 Nga h.k
Tragjedia e shqiptarit/ Ndërron jetë në ditën e parë
Foto nga kantieri

GREQI-Një 25 vjeçar shqiptar është ndarë nga jeta tragjikisht gjatë punës së tij në një kantier ndërtimi. Dyshohet se shqiptari është përplasur me një eskavator, por rrethanat e vdekjes mbeten ende të paqarta. Fatkeqësisht për të ndjerin ishte dhe dita e parë e punës, çka ka bërë që lajmi të marri peshë tronditëse.
 
Menjëhërë pas ngjarjes ka mbërritur ambulance e cila e ka transportuar shqiptarin drejt spitalit, por për fat të keq atje ka ndërruar jetë nga gjendja e rënduar. Identiteti i tij ende nuk bëheti i ditur.

shqiptari greqi vdekje

Sondazh

Poll