Politike

“Shteti u bë njësh me partinë më 14 maj”, Celibashi: Mbështes çdo gjë që thotë ODIHR, por situata ka ndryshuar

Në emisionin “Intervistë” në A2CNN, Celibashi thekson se në zgjedhjet e 14 majit u pa se situata ka ndryshuar për mirë.

22 Shtator 2023, 22:36 Nga I.A
“Shteti u bë njësh me partinë më 14 maj”,
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Komisioneri shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka komentuar raportin e ODIHR për zgjedhjet e 14 majit, duke deklaruar se i qëndron çdo vlerësimi të bërë nga misioni vëzhgues.

“Mendoj që gjykimet e tyre në 100% janë të përputhura me faktet. Kanë një vlerësim realist të fakteve. E kemi ftuar si arbitër, dhe do duhet që çdo gjë që ata thonë, dhe duhet t’i marrim të mirëqena,” tha ai.

Në emisionin “Intervistë” në A2CNN, Celibashi thekson se në zgjedhjet e 14 majit u pa se situata ka ndryshuar për mirë.

“E kanë bërë për dukje apo… Ajo që dua të them si vëzhgim timin është që, është e shëndetshme që tashmë ka më shumë fokus ndaj këtij aspekti të procesit zgjedhor. Tashmë është e qartë për të gjithë se ka disa rregulla që do duhet të respektohen,” tha ai.

ilirjan celibashi

Sondazh

Poll