Politike

“Reforma zgjedhore duhet të përfundojë sa më shpejt”, Celibashi: Politika duhet ta zgjidhë brenda vitit votën e emigrantëve

I ftuar në A2CNN, Celibashi tha se votimi nga jashtë është i vonuar, por topi është tek politika dhe institucionet, pasi KQZ i ka bërë të gjitha përpjekjet për votimin nga jashtë.

22 Shtator 2023, 22:18 Nga I.A
“Reforma zgjedhore duhet të përfundojë sa më
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Komisioneri shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka deklaruar se reforma zgjedhore duhet të përfundojë sa më shpejt,

“Kjo reformë të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur, që të kemi kohë për zgjedhjet e ardhshme. Ajo që është e rëndësishme është se çfarë duhet të adresojë reforma zgjedhore. Një prej tyre është mënyra e funksionimit të komisionerëve të niveleve të dyta e të treta dhe të vendosin të shprehen se çdo bëhet me votën nga jashtë”, tha ai.

I ftuar në A2CNN, Celibashi tha se votimi nga jashtë është i vonuar, por topi është tek politika dhe institucionet, pasi KQZ i ka bërë të gjitha përpjekjet për votimin nga jashtë.

“Ne bëmë të gjitha përpjekjet për votimin nga jashtë, i bëmë të gjitha çfarë kishim në dorë, KQZ duhet të përgatiste kuadrin rregullator dhe sa kohë nuk patëm konsensusin e spektrit politik nuk mund të hyjë në lojë, si do votohej si do regjistroheshin nga jashtë, si do të llogaritej rezultati këto tre element KQZ do të duhej t’i kishte zgjidhur vetë. Në mungesë konsensusi politik ishte risk i madh të realizoje këtë proces. Nëse do të hyje në këtë proces do t’i jepje goditje të madhe votimit nga jashtë dhe nuk do të zhvillohej më asnjëherë. Jemi të vonuar në realizmin e votimit nga jasht,ë por kur ta zhvillojmë të jetë solid dhe me të gjitha garancitë. Kodit zgjedhor i mungojnë rregullat. Topi është te politika dhe institucionet si kuvendi që do të duhet të miratojnë aktet rregullatore”, tha ai.

I pyetur se cili votim është më i besueshëm, votimi i emigrantëve me postë apo me elektronikë, Celibashi thotë se në tetor do të organizohet një tryezë për këtë çështje. 

“Ka disa mënyra dhe të kombinuara. Nuk kam mendim të konsoliduar për këtë çështje. Në mes të tetorit po përgatitemi për konferencë kombëtare të nivelit të lartë. Do të ftojmë përfaqësues të partive politike, Kuvendit, organizatave të shoqërisë civile, por edhe aktorë të tjerë, për të parë ku jemi dhe ku do të shkojmë. Do të jetë rast i mirë që secili të thotë fjalën e vet. Por ajo që është më e rëndësishme; 3 forcat kryesore politike PS, PD, PL, duhet të punojnë për këtë çështje që brenda këtij viti të bëjnë plotësimet e nevojshme ligjore. Nëse nuk bëhet brenda këtij viti, shkelet vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe risku që ky proces të dështojë në zgjedhjet e 2025 është i madh”, tha ai.

ilirjan celibashi

Sondazh

Poll