23 Shtator 2023, 12:52
Nga a.l
Mc Gonigal
SHBA- Ish-zyrtari i FBI-së Charles McGonigal ndodhet sot në faqen e parë të gazetave dhe mediave amerikane, pasi mori vendimin pranoi fajin për dosjen e korrupsionit me zyrtarë të lartë shqiptarë. CNN, raporton se ish-agjenti i lartë i kundërzbulimit ka pranuar fajin duke deklaruar se ka marrë mijëra dollarë nga një ish-agjent i inteligjencës shqiptare.
Në këtë paragraf, përmendet Agron Neza. Ndërsa, CNN raporton se McGonigal krijoi miqësi me kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe mori prej tij një licencë për shpim në fusha nafte.
"Gjatë kohës që McGonigal ishte në FBI, të dy udhëtuan disa herë në Shqipëri dhe u takuan me kryeministrin e vendit. McGonigal kërkoi te kryeministri licencë për shpimin në fushat e naftës për llogari të ish-punonjësit të inteligjencës, i cili kishte interesa financiare në këtë drejtim", shkruan CNN.
Pjesë nga shkrimi:
McGonigal, i cili u deklarua fajtor për një akuzë të fshehjes së fakteve materiale në Uashington, i tha gjykatësit federal gjatë seancës së tij për pranimin e fajësisë se individi ishte miku i tij dhe se ata po planifikonin të nisnin një firmë këshillimi së bashku kur McGonigal të dilte në pension nga FBI.
Paratë, tha McGonigal, ishin pjesë e një kredie për atë biznes- megjithëse në deklaratën e fakteve që lidhen me marrëveshjen e pranimit të fajësisë, McGonigal ra dakord se nuk kishte kushte për kredinë dhe se ai nuk e ktheu kurrë atë.
Gjatë kohës që McGonigal ishte në FBI, të dy udhëtuan disa herë në Shqipëri dhe u takuan me kryeministrin e vendit. McGonigal kërkoi te kryeministri licencë për shpimin në fushat e naftës për llogari të ish-punonjësit të inteligjencës, i cili kishte interesa financiare në këtë drejtim.
Takimet jashtë shtetit, të cilat ai nuk ia zbuloi FBI-së, ishin për të zhvilluar marrëdhënie të mundshme biznesi, tha McGonigal. Ai gjithashtu i tha gjykatës se e dinte se përfshirja në biznes personal nuk lejohej, ndërsa punonte për FBI-në dhe i kërkoi falje byrosë dhe gruas së tij.
Sipas deklaratës së fakteve, FBI hapi gjithashtu një hetim ndaj një shtetasi amerikan, i cili po lobonte për një parti politike në Shqipëri, ‘bazuar pjesërisht në informacionin e dhënë nga i pandehuri McGonigal dhe drejtimin e tij’.
Në hetim, partneri i mundshëm i biznesit i McGonigal veproi si një burim njerëzor konfidencial për hetimin, dhe një kontakt i huaj shqiptar që kishte takuar McGonigal, ndihmoi në lehtësimin e takimeve me dëshmitarët në Europë dhe në FBI, përfshi këtu pagesat për shpenzimet e udhëtimit të dëshmitarëve.
McGonigal do të dënohet për rastin e Uashingtonit në shkurt. Ai përballet me një maksimum prej pesë vitesh, megjithëse mund të dënohet me shumë më pak.
mc gonigal
Aktualitet
23 Shtator 2023, 12:22
a.l
Nuredin Dumani, Ervis Martinaj, Endrit Dokle
TIRANË- Për ekzekutimin e Endrit Dokles, ish-anëtarit të bandës së Durrësit...
Aktualitet
23 Shtator 2023, 11:44
a.l
Merr flakë banesa në Durres
DURRËS- Një banesë e braktisur ka marrë flakë pasditen e djeshme në Durr&eum...
Aktualitet
23 Shtator 2023, 11:38
a.l
Judmir Shurdhi
LUSHNJE- Pas 10 muajsh arrati, Policia ka vënë sot në pranga Judmir Shurdhin, ish-drejtori i burgut të Kosovës...
Aktualitet
23 Shtator 2023, 11:10
a.l
Klered Bozhanaj
TIRANË- Për shkak të dëshmisë kontradiktore, avokati i Klered Bozhanaj, 42 vjeçari i cili disa ditë m&...
Aktualitet
23 Shtator 2023, 10:50
a.l
Klered Bozhanaj
TIRANË- Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë 'arrest me urg' për Kleren Bozhanaj, autori i pl...
Aktualitet
23 Shtator 2023, 10:43
a.l
Foto ilustruese
DURRËS- Një sasi prej 250 mijë eurosh të padeklaruara dhe medikamente janë gjetur në një furgon n&e...
Aktualitet
23 Shtator 2023, 10:36
a.l
Foto ilustruese
TIRANË- Dy të rinj janë vënë në prangat e policisë në Tiranë pasi kanë kërcënua...
Aktualitet
23 Shtator 2023, 10:21
a.l
Foto ilustruese
VLORË- Një person i plagosur me thikë ka mbërritur i plagosur në spitalin e Vlorës, paraditen e k&...
Aktualitet
23 Shtator 2023, 09:56
a.l
Foto ilustruese
SHKODËR- Dy persona janë arrestuar në Shkodër, pasi u kapën duke transportuar me një automjet, 3 e...
Aktualitet
23 Shtator 2023, 09:52
a.l
Foto ilustruese
TIRANË- Policia e Tiranës ka vendosur në pranga 55-vjeçarin me iniciale V. B., i cili hiqej si “prokurori&rdquo...