Politike

Përplasja me Bardhin në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, Açka: U largova për të “mos u bërë qesharakë”

Ajo u shpreh se me Gazment Bardhin nuk ka asnjë përplasje, ndërsa u shpreh se gjithçka është pjesë e një çështjeje juridike.

22 Shtator 2023, 14:45 Nga f.i
Përplasja me Bardhin në mbledhjen e Konferencës së
Flutura Açka

TIRANË- Detputetja Flutura Açka ka sqaruar situatën në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ku pas një përplasjeje me Gazment Bardhin u largua. E ftuar në studion e News24, Açka ka folur gjithashtu për zhvillimet mes demokratëve dhe çështjen e kreut të grupit parlamentar të PD.

Ajo u shpreh se me Gazment Bardhin nuk ka asnjë përplasje, ndërsa u shpreh se gjithçka është pjesë e një çështjeje juridike. Açka shtoi se nuk është tërhequr nga pozicioni i saj zyrtar, por thjesht zgjodhi të largohej nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve me arsyetimin për të “mos u bërë qesharakë” para socialistëve dhe në sytë e shqiptarëve.

“Kështu e keni perceptuar ju, sikur Bardhi është marrë si kreu i grupit parlamentar. Felaj e tha që nuk ka tagrin për këtë. Ende nuk ka një përgjigje definitive, besoj se do vijë shumë shpejt. Fakti që zvarritet kjo përgjigje, nuk i shërben kauzës tonë të përbashkët. Me Bardhin nuk kam asnjë përplasje, kjo është një çështje juridike. PD zyrtare e ka grupin e vetë parlamentar dhe kreun e saj. Grupin parlamentar e shoh si implementuesin e punëve të mëdha që duhet të bëjmë. Nuk kam ndërmend të merrem me luftën e brendshme. Për të mos u bërë qesharakë para shqiptarëve, vendosa që në mes të këtij ngërçi ligjor nuk është mirë as në sytë e socialistëve. Për të qenë e drejtë edhe me mikun tim ishte që të largohesha nga mbledhja”, u shpreh ajo.

flutura acka

Sondazh

Poll