Sport

Mourinho i nervozuar me mesfushorin Renato Sanchez: “Është e vështirë ta kuptosh pse ai është gjithmonë i dëmtuar”

Trajneri i Romës, Jose Mourinho habitet dhe thotë se është e vështirë të kuptohet pse mesfushori Renato Sanchez i ardhur si lojtar i huazuar nga PSG, është gjithmonë i dëmtuar.

22 Shtator 2023, 14:00 Nga DOSJA
Mourinho i nervozuar me mesfushorin Renato Sanchez: “Është e

ITALI - Roma e filloi sezonin e saj në Europa League me një fitore 2-1 ndaj Sheriff Tiraspol të enjten, por humbi Renato Sanchez për shkak të dëmtimit në pjesën e parë. 

26-vjeçari, i cili është i huazuar një sezon nga Paris Saint-Germain, u rikthye në fushë pas një tjetër dëmtimi në fitoren 7-0 të skuadrës italiane ndaj Empolit të dielën, duke u larguar sërish para gjysmë ore kundër ekipit moldav.

Sezoni i parë i portugezit me Parisin u pengua nga dëmtimet dhe tani trajneri i tij aktual i verdhekuqve, Jose Mourinho e ka trajtuar situatën e tij: “Ata (Renato Sanchez dhe Josem Ouar) duhet të luajnë, ata kanë nevojë për ritëm dhe intensitet. Ky është Renato, ai është gjithmonë në dyshim, është e vështirë për t'u kuptuar: Bayern nuk e kuptoi, PSG nuk e kuptoi dhe ne kemi vështirësi me të”,- tha ai pas ndeshjes.

“Ai luajti 45 minuta të dielën, më pas pushoi tre ditë dhe tani u largua pas 27 minutash.  Ai është gjithmonë në dyshim, është e vështirë ta kuptosh pse ai është gjithmonë i dëmtuar. Ai kishte kohën e nevojshme për të rifituar ritmin e lojës”,- shtoi ai.

Sanchez ka qenë në Romë për pak më shumë se një muaj, por ka kaluar vetëm 98 minuta në fushë deri më tani. Mesfushori ndërtoi reputacionin e tij premtues në Lille midis viteve 2019-2022, por fjalët e ashpra të Mourinhos mund të nënkuptojnë se koha e tij te Roma do të jetë e vështirë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll