Aktualitet

Dyshimet e Prokurorisë, në studimin e fizibilitetit u servirën materiale fiktive për sterilizimin

Po ashtu nga verifikimi i komunikimeve elektronike të ish zëvendësministrit Rrjepaj është gjetur se ai komunikonte që në vitin 2014 me Ilir rrapajn se si të vepronte në lidhje me realizimin e këtij koncensioni.

20 Shtator 2023, 22:15 Nga I.A
Dyshimet e Prokurorisë, në studimin e fizibilitetit u servirën
Lidhjet

TIRANË- Hetimi zbulon dyshime të forta për mashtrim që në krye trë herës me të dhënat në studimin e fizibilitetit. Më konkretisht, Klodjan Rrjepaj, si kryetar i komisionit të koncensionit u ka servirur shefave të shërbimeve disa sete kirurgjikale, që ia ka dërguar me e-mail Umbro Staçini, që ata të përzgjedhin.

Më pas i ka vendosur në dosjen e studimit të fizibilitetit, sikur këto instrumenta janë propozuar nga shefat e shërbimeve. Umbro Staçini zotëron 30 % të koncensionit. Po ashtu nga verifikimi i komunikimeve elektronike të ish zëvendësministrit Rrjepaj është gjetur se ai komunikonte që në vitin 2014 me Ilir rrapajn se si të vepronte në lidhje me realizimin e këtij koncensioni.

Në këto kushte GJKKO çmon se jo vetëm ka pasur njohje mes fituesve të koncensionit, por ato janë përfshirë direkt gjatë gjithë procesit përgatitur të dosjes së studimit të fizibilitet.

Më absurdja është se koncensionari thotë se ka 1.85 euro shpenzime për energji elektrike, 0.75 euro shpenzime uji, 1.7 euro shpenzime për energji termike për çdo set, kur ndërkohë në bazë të kontratës të gjitha këto shpenzime i janë ngarkuar spitaleve.

Referuar dosjes hetimore, mes momenteve që ngrihen hije dyshimi ishte edhe lloji i procedurës prokuruese.

“Gykata çmon se Ministria e Shëndetësisë ishte e vetdijshme se nuk plotësoheshin kushtet për koncension, ndaj ka shpikur këtë procedurë të re. Pasi ka paraqitur një ofertë të mirë në garë, pasi është shpallur fituese, kontrata është rinegociur me koncensionarin në favor të këtij të fundit”.

Marrë nga Top Channel

koncensioni i sterilizimit

Sondazh

Poll