20 Shtator 2023, 21:46
Nga I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Dhjetëra pacientë në ditë i drejtohen Urgjencës qoftë edhe për një plagë të vogël. Për ta mjekuar këtë plagë, e cila konsiderohet një ndërhyrje mikro, mjekët duhet të përdorin setin e vogël një-përdorimësh të sterilizimit. Ai ka një kosto minimale, prej vetëm 266 lekë. Ky set përmban një pincë anatomike dhe një pincë kirurgjikale, një klemë të drejtë dhe një të kthyer, një gërshërë dhe një kyreta.
Në studimin e fizibiltetit për dhënien me koncension të shërbimit të sterilizimit ishin parashikuar që në QSUT të dërgoheshin 220 mijë sete të tilla, me një kosto totale sterilizimi prej 58 mln lekësh.
Por ky set është zhdukur krejtësisht nga koncensionari. Në mungesë të tij mjekët janë të detyruar të hapin setin që përdoret për ndërhyrje kirurgjikale me kompleksitet të ulët, por që ka një kosto sterilizimi prej 19 mijë lekë të reja.
Kjo ka bërë që kostoja e sterilizimit të rritet në mënyrë artificiale, pasi nëse hapet seti, qoftë për të marrë vetëm një instrument, atëherë konsiderohet i papërdorshëm.
Për të kuptuar se sa shumë kanë kapërcyer pagesat për këtë koncension, i referohemi bilancit financiar të dorëzuar nga “SaniServicë”. Sipas këtij bilanci, në vitin 2021, vetëm fondi i sigurimeve shëndetësore i Tiranës i ka paguar këtij koncensioni 922 mln lekë të reja ose 9 mln euro. Kjo kur shpenzimet e llogaritura për Tiranën në studimin e fizibilitetit nuk e kalonin 5 mln euro në vit. Në total në vitin 2021 koncensioni i sterilizimt u pagua nga buxheti i shtetit në vlerën e 13 mln eurove.
Marrë nga Top Channel
koncensioni i sterilizimit
Aktualitet
20 Shtator 2023, 21:40
I.A
Ilir Beqaj
TIRANË- Ndërsa roli i zv/ministrit të Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, del i provuar nga SPAK si një nga zyrtar&...
Aktualitet
20 Shtator 2023, 21:31
I.A
Tonin Vocaj
TIRANË- Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj u ka bërë apel qytetarëve të Tiranës që t&...
Aktualitet
20 Shtator 2023, 21:06
h.k
foto ngjarje
TIRANË-Në emisionin Stop është shfaqur denoncimi i një zonjë, që kërkon të mbetet anonime.Ajo th...
Aktualitet
20 Shtator 2023, 20:58
I.A
Sterilizimi
TIRANË- Emisioni “Në Shënjestër” i gazetares Klodiana Lala në News24 ka sjellë detaje të reja ng...
Aktualitet
20 Shtator 2023, 20:40
h.k
Sherbimi social
BERAT-Drejtoresha Elona Hoxha mohon që të jenë njoftuar për ndërprerje të pagesës dhe se rivlerësi...
Aktualitet
20 Shtator 2023, 20:41
I.A
Plagosja
TIRANË- Policia ka ofruar 20 mijë euro shpërblim kush jep informacione për arrestimin e autorit të plagosjes pasdite...
Aktualitet
20 Shtator 2023, 20:28
I.A
Klered Bozhani
TIRANË- Autori i plagosjes së efektivit të policisë Edlir Alleshi është Klered Bozhani. M&eu...
Aktualitet
20 Shtator 2023, 20:23
I.A
Taulant Balla
TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka deklaruar se autori i plagosjes së efektivit ditën e sotme në Tir...
Aktualitet
20 Shtator 2023, 20:06
I.A
Edlir Alleshi
TIRANË- Fotoja e mëspërme është e efektivit të policisë Edlir Alleshi, i cili u plagosur ditën e...
Aktualitet
20 Shtator 2023, 19:42
I.A
Pamje nga plagosja
TIRANË- Efektivi i Shqiponjave është plagosur pasditen e sotme, teksa ndodhej në ndjekje të një perso...