Politike

"Dita më krenare"/ Takimi me Zelenskyy-n dhe Scholz, Rama ndan fotot nga mbledhja në OKB, e pranishme edhe Linda Rama

Në fotoalbum Rama ka përzgjedhur edhe disa momente gjatë konferencës ku e pranishme ishte edhe Olena Zelenska, bashkëshortja e Volodymyr Zelenskyt.

21 Shtator 2023, 08:21 Nga A.B
"Dita më krenare"/ Takimi me Zelenskyy-n dhe Scholz, Rama ndan
Edi Rama

SHBA- Një ditë pas mbledhjes në Këshillin e Sigurimit në OKB, kryeministri Edi Rama ka ndarë me publikun disa fotografi nga takimet që zhvilloi. Në albumin e ndarë, ku përveç fotove të kryeministrit apo presidentit të Ukrainës, vihet re edhe prania e bashkëshortes së tij, Linda Ramës, e cila qëndroi e ulur gjatë gjithë mbledhjes, duke dëgjuar me shumë vëmendje atë që po diskutohej. 

"Dita më krenare"/ Takimi me Zelenskyy-n dhe Scholz, Rama ndan

Ndërkohë, në fotoalbum Rama ka përzgjedhur edhe disa momente gjatë konferencës ku e pranishme ishte edhe Olena Zelenska, bashkëshortja e Volodymyr Zelenskyt.

REAGIMI I RAMËS:

MIRËMËNGJES dhe me FotoALBUMIN e ditës më krenare të Shqipërisë në historinë e marrëdhënieve tona ndërkombëtare, ju uroj një ditë të mbarë 

"Dita më krenare"/ Takimi me Zelenskyy-n dhe Scholz, Rama ndan

Mbledhja e djeshme u zhvillua me debate mes përfaqësuesit të Rusisë dhe Kryeministrit shqiptar. Përfaqësuesi i Rusisë, u shpreh kundër të mbajtjes së fjalimit të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ndërsa Rama iu përgjigj se duhet të ndalojnë luftën në Ukrainë dhe Zelensky s’do e mbajë fjalën./Dosja.al

edi rama rama ne okb

Sondazh

Poll