Aktualitet

Plagosi efektivin e Shqiponjave, Tonin Vocaj thirrje qytetarëve: Bëni kujdes është i armatosur dhe ka shenja depresioni

Në një dalje për mediat, Vocaj ka deklaruar se ai është në kushte depresioni dhe ka një shenjë me armë zjarri.

20 Shtator 2023, 21:31 Nga I.A
Plagosi efektivin e Shqiponjave, Tonin Vocaj thirrje qytetarëve: Bëni
Tonin Vocaj

TIRANË- Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj u ka bërë apel qytetarëve të Tiranës që të telefonojnë menjëherë policinë nëse kanë informacione për autorin e plagosjes së efektivit të Shqiponjave Edlir Alleshi, Klered Bozhani. Në një dalje për mediat, Vocaj ka deklaruar se ai është në kushte depresioni dhe ka një shenjë me armë zjarri.

"Ai ka një dëmtim me armë zjarri. Shërbimet e policisë të drejtorisë së Tiranës, forcat speciale Renea dhe të gjithë forcat e policisë së republikës janë mobilizuar për kapjen e autorit, i cili quhet Klerent Bozhani 42 vjeç. Theksojmë se është i armatosur dhe ka shenja të theksuara të depresionit. Policia ve në dispozicion 20 mijë euro për çdo informacion të vlefshëm që mund të çojë në kapjen e autorit," tha Vocaj.

tonin vocaj edlir alleshi klered bozhani

Sondazh

Poll