Aktualitet

Akuzë për terrorizëm/ Mbyllen hetimet për 4 ekstremistët shqiptarë që rekrutonin ushtar në Siri

Mbi të pandehurit rëndon akuza për pjesëmarrje në organizatë terroriste dhe nxitje për veprime ekstremiste.

20 Shtator 2023, 16:41 Nga h.k
Akuzë për terrorizëm/ Mbyllen hetimet për 4
Te akuzuarit

TIRANË-Rekrutimi i shqiptarëve ne Siri ishte një nga çështjet më të mëdha të debatit publik disa vite më parë. Ditën e sotme lidhur me këtë çështje prokuroria ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar dosjen për gjykim. Mbi të pandehurit rëndon akuza për pjesëmarrje në organizatë terroriste dhe nxitje për veprime ekstremiste.

Të akuzuarit janë Almir Daci, Shëlzen Dumani, Mehdi Manallari dhe Shqyri Kaca, ky i fundit në mungesë.Në seancë kanë marrë pjesë edhe disa gra që kanë qenë në Siri, të cilave i është komunikuar akuza.

Almir Dacit, Shkelzen Dumanit, Mehdi Manallarit dhe Shyqyri Kaca akuzohen se rekrutonin luftëtarë për në Siri. E teksa tashmë nis gjyqi për personat në fjalë, mediat pak vite më parë kanë raportuar se Shkëlzen Dumani dhe Almir Dazi janë vrarë në Siri, por gjykata dhe prokuroria nuk kanë akt-vdekje, e për këtë arsye merren të pandehur.

Shkëlzen Dumani u vra në luftë në Siri. Në Siri ai mori me vete dhe fëmijët e tij Endri Dumanin dhe Eva. Vogëlushi Endri Dumani arriti të shpëtohej dhe të kthehej në Shqipëri nga riatdhetësimi i mundësuar nga Shqipëria, ndërsa nuk dihet shumë për fatin e Evës.

Po ashtu Almir Daci, ish-imami i xhamisë në Leshnicë të Pogradecit, është vrarë gjatë luftimeve në Siri.

Kujtojmë që në lidhje me këtë grup që rekurtonte qytetarë drejt Sirisë, hetimet nisën vite më parë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Kujtojmë që në krye të grupit që rekurtonin luftëtarë për në Siri. Në krye të këtij grupi qëndroni imamët Genci Balla dhe Bujar Hysa. Imamët e vetëshpallur, Genci Balla dhe Bujar Hysa, të cilët janë arrestuar që në mars të 2014 akuzohen për rekrutim të luftëtarëve për t’i dërguar në Siri.

siri terrorizem ekstremizem rekrutim

Sondazh

Poll