Aktualitet

Gjendet makina me 8 klandestinë në dalje të aksit Lushnjë-Rrogozhinë, 2 të arrestuar

Mjeti u gjet i braktisur në dalje të autostradës Lushnjë-Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Golem.

20 Shtator 2023, 13:27 Nga A.B
Gjendet makina me 8 klandestinë në dalje të aksit
Emigrante

LUSHNJE- Tetë klandestinë janë gjetur në dalje të aksit Lushnjë-Rrogozhinë, ndërsa trafikantët e tyre janë arrestuar nga policia.

Policia ka gjetur mjetin tip ‘Mercedez’ me targa ‘AB 653JR8’, brenda së cilit ishin katër gra dhe 4 burra, të cilët dyshohet se janë sirianë. Mjeti u gjet i braktisur në dalje të autostradës Lushnjë-Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Golem.

Pas gjetjes së emigrantëve është bërë i mundur edhe ndalimi i drejtuesit të mjetit ‘Benz’ dhe një shoqëruesi./Dosja.al

emigrante te paligjshem lushnje

Sondazh

Poll