Aktualitet

Shfaqet sëmundja e plasjes tek gjedhët, zbulohet një rast në Xibër-Murrize të Klosit

Pas analizave të bëra nga specialistët e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë ka rezultuar që lopa ishte e prekur nga sëmundja e plasjes e cila është një sëmundje bakteriale e shkaktuar nga Bacillus anthracis.

20 Shtator 2023, 11:26 Nga r.ll
Shfaqet sëmundja e plasjes tek gjedhët, zbulohet një rast në
foto ilustruese

KLOS-Një rast i sëmundjes së rëndë që prek kryesisht kafshët ripërtypëse është shfaqur në një fshat të Klosit në Mat.

Burime bëjnë me dije se një gjedhë (lopë) ka ngodhur një javë më parë në këtë fshat. Pas analizave të bëra nga specialistët e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë ka rezultuar që lopa ishte e prekur nga sëmundja e plasjes e cila është një sëmundje bakteriale e shkaktuar nga Bacillus anthracis.

Nuk dihet nëse ka raste të tjera të kësaj sëmundjeje, ndërsa pritet që autoritetet të nisin një fushatë me banorët e zonës. Sëmundja e plasjes është e rrezikshme edhe për njerëzit pasi ajo mund të transmetohet në shumë forma, nga kontakti me kafshën e infektuar deri tek insektet.

semundja e plasjes tek gjedhet

Sondazh

Poll